Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » 10 njerezit e pafajshem qe u denuan me vdekje

10 njerezit e pafajshem qe u denuan me vdekje

10 njerezit e pafajshem qe u denuan me vdekje

Shpesh kemi dëgjuar për njerëz që janë akuzuar për krime që nuk i kanë kryer, por gjithashtu mund të keni dëgjuar dhe për njerëz që janë dënuar me dënim me vdekje.

Në një vështrim prapa në histori, shohim se ka patur qindra raste të dënimit me vdekje të të burgosurve, ku është zbuluar më vonë se kanë qenë të pafajshëm. Në fakt, vetëm në ShBA kjo i ka ndodhur mbi më shumë se njëqind njerëzve të ndryshëm.

10 njerezit e pafajshem qe u denuan me vdekje

Historitë e rralla të njerëzve që i shpëtuan vdekjes në minutat e fundit. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë ekzekutuar. Shumë prej këtyre historive Hollivudi i ka kthyer në filma të jashtëzakonshëm. Në listën e mëposhtme jepen dhjetë personat që arritën të deklarohen të pafajshëm para se të ekzekutohej vendimi i dënimit, ku historia më e rrallë i përket amerikanit Xhon Thompson. Ky i fundit u shpall i pafajshëm pak momente përpara se të ekzekutohej.

E për ta rënduar më shumë këtë skandal ishte prokurorët kishin fshehur prova që mund ta kishin liruar Thompsonin nga çdo akuzë. Për Thompsonin janë bërë shumë filma nga Hollivudi. Ndërkohë që shumë të dënuar me vdekje kanë shpëtuar nga ADN-ja. Por në vitin 1950-1970 kur provat e ADN nuk ekzistonin, një amerikan ka kaluar një eksperiencë, që të themi e dhimbshme, është shumë pak. E kemi fjalën për Sakae Menda. Ai kaloi plot 34 vite në burg, duke pritur nga dita në ditë që të hapej porta e qelisë dhe të shkonte në karrigen elektrike. Menda u arrestua në 1948 për vrasjen e një prifti dhe gruas së tij. Policia e mbajti atë të izoluar për tre javë pa patur akses me askënd, as dhe me avokatin, duke e torturuar për të marrë një rrëfim. Ai u dënua në 1951, dhe kaloi 34 vjet të jetës së tij në një qeli ku nuk kishte ndërveprim njerëzor, para se të lirohej përfundimisht. Menda, tashmë 87 vjeç, punon si aktivist. Në 2007 ai përcolli një mesazh kundër dënimit me vdekje në Kongresin Botëror. Ai gjithashtu ka lobuar tek Kombet e Bashkuara me shpresën e heqjes së dënimit.

10. Levon Xhunior “Bo” Xhones

Në 1987, dikush grabiti dhe vrau kontrabandistin e pijeve alkoolike, Lemon Gradi. Levon Xhones u dënua për kryerjen e krimit dhe kaloi më shumë se një dekadë në burgun e dënimit me vdekje, përpara se nga burgu në 2007. Pse u dënua Xhones?! Të gjitha provat çonin tek një “e dashur e braktisur”. Një ish e dashur e Xhonsit ishte dëshmitarja kryesore: ajo dëshmoi në gjyq se Xhonsi kishte kryer vrasjen. Por më vonë pranoi se kishte gënjyer nën betim, dhe se kishte mbledhur 4000 $ në shkëmbim të dhënies së provave për të arrestuar dhe dënuar. Lorden humbi besueshmërinë në pikën që një gjykatës penalizoi avokatin mbrojtës të Xhonsit dhe i hoqi dënimin me vdekje. Në 2007, Prokuroria kuptoi që nuk kishte prova dhe hoqi dorë nga akuzat ndaj Xhonsit.

9. Glen Çapman

Glen Çapman u dënua me vdekje në 1994, dhe kaloi 15 vjet në burg, në seksionin e dënimit me vdekje përpara se të lirohej përfundimisht. Çapman u dënua për vrasjen e Beti Ramsor dhe Tenene Konli. Ky është një rast tjetër i pakujdesisë së sistemit në dhënien e dënimeve, sa që autoritetet vendosën që të marrin situatën në dorë. Çapmanit ju dha e drejta e një procesi të ri gjyqësor, pasi u zbulua se detektivët kishin fshehur prova që çonin në pafajësinë e tij, dhe se një detektiv tjetër kishte dhënë dëshmi të rremë gjatë dëshmisë gjyqësore. Zyra Avokatore e Karolinës së Veriut dënoi një nga avokatët mbrojtës të Çapmanit, ndërsa avokatit tjetër ju hoq një çështje e dënimit me vdekje që t’i nënshtrohej një trajtimi për abuzimin me alkoolin.

8. Akabori Masao

Nuk është e sigurt nëse ka krim më të tmerrshëm se rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e një fëmije të vogël. Ky është pikërisht krimi për të cilin Akabori Masao, u akuzua të kishte kryer – dhe është krimi që, në 1954, ai rrëfeu ta kishte kryer. Sigurisht, e vërteta ishte se ai nuk kishte bërë asgjë nga ato për të cilat ishte akuzuar dhe rezultoi se ai kishte pranuar kryerjen e krimeve për shkak të torturës së ushtruar nga policët. Gjithsesi kjo ishte mjaftueshëm që ai të dënohej dhe të merrte dënimin me vdekje, pavarësisht tërheqjes së rrëfimit. Përfundimisht, Masao u shfajësua dhe u shpall njeri i lirë në 1989, duke marrë një dëmshpërblim prej rreth 1 milion $ nga qeveria Japoneze.

7. Paul Haus

Në 1985, Haus u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e komshies së tij Karolin Munsei – dhe për 22 vite qëndroi në burgun e dënimit me vdekje. Ai u vendos në arrest shtëpie pasi u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë. Përveç kësaj, u zbuluan prova të reja që e vinin krimin në dyshim. Edhe pse u shpall i pafajshëm në 2009, prokurorët ishin dyshues për pafajësinë e tij. Me kalimin e viteve u kryen teste të shumta ADN–je, dhe asnjë nga mostrat e gjetura në thonjtë e viktimës nuk përputhej me ADN – në e Hausit. Ky fakt e bën shumë të vështirë të kuptuarin se si ai mund të ketë përdhunuar Munsein, dhe për më tepër ta ketë vrarë. Haus u thirr për rigjykim pas daljes së rezultateve të ADN – së, por prokurori i qarkut vendosi që kishte dyshime të mjaftueshme që Hausi të mos dënohej.

6. Xhon Thompson

Pafajësia e Thompsonit u provua vetëm pak momente para se ai të ekzekutohej në Luiziana. U zbulua se prokurorët kishin fshehur prova që mund ta kishin liruar Thompsonin nga çdo akuzë. Ai u arrestua për vjedhje dhe vrasje në 1985, dhe në 1987 e pa veten në një nga burgjet e dënimit me vdekje më famëkeqe në botë, në burgun e Angolës. Atij i ishin dhënë gjashtë data ekzekutimi, të cilat arriti t’i shtynte me anë të apeleve, deri kur u caktua një datë përfundimtare. Avokatët e tij kishin punësuar një hetues privat, i cili arriti të gjente një raport ku thuhej se lloji i gjakut të Thompsonit nuk përputhej me atë të gjetur në skenën e krimit. Meqënëse vjedhja u lidh drejtpërdrejt me vrasjen, atij ju hoq dënimi me vdekje. Pas një rigjykimi në 2003, jurisë ju desh vetëm 35 minuta për ta deklaruar atë të pafajshëm.

5. Rei Kron

Më lart u përmend se në ShBA më shumë se njëqind të dënuar me dënim me vdekje janë shpallur të pafajshëm; Rei Kron përbën dallim sepse është i njëqind–ti. Ai u dënua në 1992 për vrasjen e një kameriereje në Arizonë. Për të përkeqësuar gjërat, autoritetet vendosën që t’i shtonin akuzën e rrëmbimit të fëmijës dhe agresionit seksual. Jurisë ju desh vetëm tre orë e gjysmë që të dënonte Kronin, të cilit i ishte vënë nofka “Vrasësi Dhëmbdeformuar”. Në 2001, një gjykatës urdhëroi kryerjen e testit të ADN në rrobat e viktimës, i cili tregoi se nuk kishte prova që Kroni kishte qenë prezent në skenën e krimit. ADN – ja përputhej me atë të një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhej në burg. Kron u lirua në 2002 pasi personi tjetër – i burgosur për agresion seksual – pranoi krimin.

4. Huan Roberto Melendez – Kolon

Sapo përmendëm personin e njëqind – të në ShBA të cilit ju hoq dënimi me vdekje, dhe ndoshta tani ju po mendoni se kush ishte personi i nëntëdhjetë e nëntë?! Ai ishte Huan Roberto Melendez Kolon, i cili u lirua nga burgu i dënimeve me vdekje të Floridës tre muaj përpara Rei Kronit –ai ishte dhe personi i njëzet e nëntë në shtetin e Floridas. Melendez – Kolon u dënua për vrasje në 1983. Nga sa rezultoi më vonë, ai u dënua bazuar në dëshminë e dy kriminelëve, një prej të cilëve besohej se ishte detyruar dhe kërcënuar që të implikonte Kolonin. Edhe pse nuk kishte prova fizike që e lidhnin atë me krimin, juria e konsideroi mjaftueshëm të bindshme dëshminë e dy kriminelëve për të dënuar me vdekje Kolonin.

3. Kirk Bladsuorth

Kirk Bladsuorth ishte personi i parë, dënimi me vdekje i të cilit u rrëzua nga provat e ADN–së. Fillimisht ai u dënua për vrasje në 1985, ku dhe u dënua me vdekje. Pasi dënimi me faj u rrëzua një vit më vonë, ai u rigjykua dhe u dënua sërish. Deri në 1993, ku u shpall i lirë, ai ishte i burgosur. Bladsuorth u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 9-vjeçare, dhe vendimi fillestar që e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me vdekje u rrëzuan pasi u zbulua se prokurorët i kishin fshehur mbrojtjes prova kritike. Pas gjyqit të tij të dytë, atij ju dhanë dy dënime me burgim të përjetshëm dhe jo dënim me vdekje. Vrasësi i vërtetë u përshkrua si një burrë trupmadh dhe i gjatë, gjë që e bën qesharak faktin se personi i dënuar peshonte vetëm 73 kg.

2. Gregorio Valero dhe Leon Sançez

Në 1910, dy burra në Spanjë u dënuan për vrasjen e pastorit Jose Maria Grimaldos Lopez, dhe u ndoqën penalisht me qëllim dhënien e dënimit me vdekje. Pakujdesia e madhe e drejtësisë që çoi në dënimin e tyre u bë famëkeqe në Spanjë. Grimaldos Lopez u zhduk pa lënë gjurmë në 1910, dhe pavarësisht se nuk kishte prova, Valero dhe Sançez u arrestuan dhe u dënuan për vrasje. Kur gjyqi i parë dështoi në dënimin e tyre, ata u gjykuan sërish në 1913. Kësaj radhe Valerio dhe Sançezi u rrahën që të jepnin rrëfimin. Në 1918 ata u dënuam me burg, ku arritën të shmangnin dënimin me vdekje, pavarësisht përpjekjeve që bënë gjykatësit për t’i vrarë për një krim që nuk e kishin kryer. Ata u liruan kur u zbulua që Grimaldos Lopez ishte gjallë.

1. Sakae Menda

Askush nuk mund ta mohojë se 34 vite është një kohë e gjatë. Dhe çdo vit ndihet shumë më i gjatë kur ti je i dënuar me vdekje, duke pritur për ditën e tmerrshme kur gardianët hyjnë në qelinë tënde. Kjo është ajo çfarë ka kaluar Sakae Menda. Menda u arrestua në 1948 për vrasjen e një prifti dhe gruas së tij. Policia e mbajti atë të izoluar për tre javë pa patur akses me askënd, as dhe me avokatin, duke e torturuar për të marrë një rrëfim. Ai u dënua në 1951, dhe kaloi 34 vjet të jetës së tij në një qeli ku nuk kishte ndërveprim njerëzor, para se të lirohej përfundimisht. Menda, tashmë 87 vjeç, punon si aktivist. Në 2007 ai përcolli një mesazh kundër dënimit me vdekje në Kongresin Botëror. Ai gjithashtu ka lobuar tek Kombet e Bashkuara me shpresën e heqjes së dënimit kapital. ( Tirana Observer / © Lezha.eu )

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress