Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Aferdita Dreshaj: Shpat Kasapi me kritikon kercimin

Aferdita Dreshaj: Shpati Kasapi me kritikon kercimin

Aferdita Dreshaj: Shpati Kasapi me kritikon kercimin

Në modelim dhe muzikë e ka kaluar shumë mirë sfidën, tashmë i ka ngelur vetëm kërcimi ku është duke sfiduar veten krah emrave të njohur të ekranit.

Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj, tregon rreth eksperiencës së saj në ‘’Dancing with the Stars Albania’’. Ajo tregon se shtytës për garën ka qenë Shpati, dhe ai gjithmonë i gjen vërejtje në kërcim.

Aferdita Dreshaj: Shpat Kasapi me kritikon kercimin

Afërdita more inat Shpatin që këtë vit u bërë konkurruese në Dancing?
(Qesh) Prej momentit që ka filluar Dancing with the Stars Albania ne Vizion Plus Tv Live vitin e kaluar, e mendoja pse të mos e bëj dhe unë, dhe ja ku jam.

Cili mendon se është më i mirë në kërcim, ti apo Shpati?
Atë pjesë do e shohim vetëm në fund.

Po qëndron në Tiranë, e cila është bërë si shtëpia juaj e dytë, të përkrah i fejuari në garë?
E dashuroj Tiranën, e dua dhe dua të bëhem tiranase. Më përkrah shumë dhe ishte ai që më shtyu të marr pjesë.

Ke hasur vështirësi në kërcim deri më tani?
Deri më tani jo! Po kënaqem, nuk e paskam ditur se sa i bukur është kërcimi dhe e shijoj në maksimim deri më tani.

Të jep leksione Shpati se si duhet kërcyer?
Oh, non stop! Madje më bërtet, rregulloje këmbën, kurrizin (qesh).

Sa e kënaqur jeni nga vlerësimi i jurisë dhe a prisni më shumë?
E respektoj vlerësimin e jurisë, sepse janë profesionistë dhe ju premtoj që në kërcimet e ardhshme do shihni një Afërditë eksplozive.

Nga lëviz përveç Tiranës, ku e gjejmë më shumë Afërditën?
Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri, patjetër edhe në shtëpinë time, në SHBA.

Po puna e koncerteve?
Mjaft mirë, meqë jam në Shqipëri, po bëj dhe koncerte këndej më shumë për momentin.

Afërdita, si qëndron e vërteta rreth trio-s me Gold Ag dhe Hekuran Krasniqin?
S’ka bashkëpunim, ka ndodhur një keqkuptim i madh dhe u kërkoj falje fansave të mi, por në të njejtën kohë u premtoj diçka të bukur shumë shpejt.

Jeni në kulmin e karrierës që të dy, ende s’keni vendosur për martesë?
Ende jo.

Në thashethemet për 1 prillin, ju si çift ishit në shenjëstër sikur jeni ‘’ndarë’’, si e prite?
(Qesh) Data 1 prill e thotë të tërën. Nuk më mërzit fare, e vërteta është që ne jemi në kulmin e dashurisë sonë. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress