Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Aksident ne Himare, bie autobuzi ne humnere, 13 te vdekur (Foto)

Aksident ne Himare, bie autobuzi ne humnere

Aksident ne Himare, bie autobuzi ne humnere

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me 33 studentë në bord ka rënë në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në thellësi prej afërsisht 100 metrash dhe dyshohet se të paktën 22 studentë të të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksident ne Himare, bie autobuzi ne humnere, 13 te vdekur (Foto)

Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, kanë mbërritur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.

Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani, “EL 2274 B”, dhe se studentët janë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, dega Gjuhë-Letërsi, viti i tretë.

Ndërsa Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se përveç njësive policore të dërguara në vendin e ngjarjes, është ngritur edhe një grupi i posaçëm për menaxhimin e situatës.

Në komunikatën e policisë thuhet: “Në orën 16:50 minuta morën informacionin se në Qafën e Vishës, një autobus me targë Elbasani, “EL 2274 V”, ka dalë nga rruga. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar njësi policore të repartit Delta Forcë dhe të policisë rrugore, si dhe është ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës. Në zonën e aksidentit janë dërguar helikopterë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes”.

Ndërkohë, Andrea Goro, anëtar i Këshillit Bashkiak të Himarës, ka deklaruar për Top Channel se situata paraqitet shumë e rëndë dhe se numri i viktimave është mbi 10.

Ndërsa korrespondenti i Top Channel ka bërë të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe brenda tij ndodhen ende të mbijetuar.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, për të menaxhuar nga afër situatën.

Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur helikopterë që kanë transportuar 5 të plagosur, të cilët ishin në gjendje më të rëndë se të tjerët. (Top Channel / Lezha.eu)

Foto Aksident ne Himare, Bie autobuzi me studente ne humnere

Autobuzi Humnere2

Autobuzi Humnere2

Ndihma ne Himare

Ndihma ne Himare

Studentet ndezin qiri

Studentet ndezin qiri

Studente Spital1

Studente Spital1

Studente Spital2

Studente Spital2

Studente Spital3

Studente Spital3

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress