Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Aksident tragjik, Lezhe – Fushe Kruje, vdesin 3 femije

Aksident tragjik, Lezhe - Fushe Kruje, vdesin 3 femije

Aksident tragjik, Lezhe - Fushe Kruje, vdesin 3 femije

Një aksident tragjik ndodhi pak pasi kishte kaluar mesnata në autostradën Lezhe – Fushe Kruje.

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugës së Gramzës me superstradën, ku dy mjete njera me traga të Krujës dhe tjetra me targa të huaja janë përplasur me njera-tjetrën.

Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë gjetur vdekjen tre fëmijë të mitur të familjes Kola, Violeta 12 vjeç, Griselda 9 vjeç dhe Griseldi 6 vjeç nga fshati Derven i Krujës.

Aksident tragjik, Lezhe – Fushe Kruje, vdesin 3 femije

Drejtuesi i mjetit ku ndodheshin tre te miturit ka qenë i ati i tyre, Anton Kola, i cili u dërgua me shpejtësi drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Familja Kola po kthehej nga fshati Gramëz për në Derven, pasi kishin qenë së bashku për të festuar Krishtlindjet tek të afërmit e tyre.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekpertizën.

Sipas saj, mendohet se, paraprakisht se, ka qenë dalja e gabuar e automjetit në superstradë, që ka sjellë edhe aksidentin e rëndë.

Por deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, policia do të mbajë të ndaluar edhe drejtuesin e mjetit me targa të huaja.

Daljet e rrugëve dytësore në këtë superstradë, të ndërtuara në mënyrë të gabuar, sjellin pjesën më të madhe të aksidenteve në këtë rrugë, e cila jo me kot quhet edhe superstrada e vdekjes. (Lezha.eu)

Video Lajm

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress