Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Akuza, Bing ka kopjuar Google

Akuza, Bing ka kopjuar Google

Akuza, Bing ka kopjuar Google

Bing mund të ketë kopiuar Google, deklaroi sot një inxhinjer i “Mountain View”, kompanisë së specializuar në funksionimin e motorit të kerkimit Google.

Menjëherë pas akuzes, reagime të shumta kanë ndodhur në tregun amerikan, ndërsa skandali përfshin disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë si Google apo kolosët e Microsoft.

Akuza, Bing ka kopjuar Google

Një prej inxhinjerëve të “Mountain View”, e cila ka ndërtuar dhe vazhdon të përmirësojë sistemin e kërkimit të Google, Amir Singhal, deklaroi: “As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk do ta kisha menduar këtë.

Bing vjedh rezultatet e një pune shumëvjeçare të bërë nga Google. Kopjimi nuk mund të sjellë asnjë lloj novacioni, prandaj Bing është duke i bërë një të keqe të madhe tregut”.

Dyshimi rreth motorit të kërimit të zhvillua nga Microsoft ekzistonte prej kohësh. Për ta provuar, Singhal vendosi disa rezultate të gabuara në motorin e kërkimit dhe pyetje të pakuptueshme, nëpërmjet një sistemi të bazuar tek logjika.

Duke kërkuar përgjigjet në Bing, u arrit të jepeshin të njëjtat përgjigje si ato të Google. Singhal, i cili është një prej inxhinejrëve që krijoi algoritmin e motorit të kërkimit, u shpreh veçanërisht i indinjuar dhe i irrituar nga ky zbulim.

Reagimi i Microsoft për këto akuza ishte i menjëhershëm. Presidenti i Bing-ut, Harry Shum, reagoi nëpërmjet blogut të tij. “Nuk është e vërtetë se ne kemi krijuar një sistem spiunazhi.

Bing ka punuar për vite me radhë për të përmirësuar cilësinë e kërkimeve dhe mbase shpjegimi duhet të gjendet tek fakti se Bing dëshiron të mësojë prej përdoruesve të tij”. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress