Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Algeni: “Ermela, nxjerrim Ervinin dhe lidhemi bashke”

Algeni: Ermela, nxjerrim Ervinin dhe lidhemi bashke

Algeni: Ermela, nxjerrim Ervinin dhe lidhemi bashke

Banoret në dhomen e gjumit flasin për Ermelen, ndërsa Ogreni tashmë është larguar nga debatet dhe në sallon Petriti, Ervini, Ergysi dhe Ermela komentojnë Ogrenin dhe e quajnë si të gabuar faktin që ai u largua pas debateve me ta.

Algeni u thotë banorëve se ndodhta Ogreni u largua sepse pa që niveli i komunikimit gjatë atyre debateve ishte shumë i ulët. Ai fillon të ngacmohet me ironi me Ermelen.

Në një moment Algeni i thotë Ermeles: “këtë javë do të nxjerrim Ervinin dhe do lidhemi bashkë” dhe Ermela ia kthen: “ po ti nuk bën as për te stalla e lopëve” dhe më pas i thotë se ai ka muhabete shumë të ulëta. Kështu me tyre nisin ofendimet e rënda.

Algeni: “Ermela, nxjerrim Ervinin dhe lidhemi bashke”

Ermela i thotë Algenit se këtë jave do të kapet me të dhe Algeni ia kthen se është e mirëpritur që të debatojnë sa herë të dojë Ermela. Ermela i thotë se ai nuk e ka marrë asnjëherë kurajon që të debatojë me të dhe për të debatuar i nevojitet përkrahje, i nevojiten ushtarë dhe sipas saj kjo e bën një konkurent shumë të dobët.

Algeni i thotë Ermelës se ajo është një femër shumë e ulët dhe Ermela i thotë e ai është një mashkull kot fare. Ermela i thotë Algenit se ai është bashkuar me banorët e tjerë të shtëpisë vetëm sepse ata ishin kundra saj dhe jo sepse një ndjenjë miqësie e lidhte më ta. Të dy ofendohen me fjalë të rënda në drejtim të njëri-tjetrit për disa minuta në prani edhe të banorëve të tjerë të cilët qëndrojnë asnjëanës. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress