Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Aplikim dhe oferta punesimi ne Itali

Aplikim dhe oferta punesimi ne Itali

Aplikim dhe oferta punesimi ne Itali

Kurse falas për formimin gjuhësor e profesional për t’u punësuar në Itali. Të paktën 50% të pjesëmarrësve në këto trajnime do t’u gjendet edhe një vend pune në sektorë të ndryshëm.

Ministria e Punës filloi bashkëpunimin me homologen e saj italiane me projektin pilot në fushën e imigracionit dhe të punës. Prej tij do të përfitojnë të paktën 255 shtetas shqiptarë.

Aplikim dhe oferta punesimi ne Itali

Nisma u bë e njohur dje gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Ministrinë e Punës, në të cilën morën pjesë ministri i Punës, Spiro Ksera, drejtori i Përgjithshëm i Migracionit i Ministrisë italiane të Punës dhe të Politikave Sociale, Natale Forlani, si dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.

Të interesuarit do të mund t’u drejtohen sporteleve të migracionit pranë drejtorive rajonale të shërbimit kombëtar të punësimit (zyrave të punës) në qendrat e banimit, për të paraqitur kandidaturën e tyre sipas modaliteteve të parashikuara dhe për të regjistruar profilin e tyre në listat e disponueshmërisë. Informacioni mbi procesin e regjistrimit gjendet në faqen e internetit www.mpcs.gov.al (te menu MIGRACIONI, ku të interesuarit mund të shkarkojnë edhe formularin e aplikimit).

Regjistrimi pranë sporteleve të migracionit, në zyrat e punës së Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës, Lezhës, Shkodrës, Kukësit dhe Peshkopisë do të kryhet nga data 27 mars deri më 10 prill 2012. Duke iu referuar fillimit të projektit, ministri i Punës theksoi se ky është vetëm hapi i parë në zbatim të Marrëveshjes dhe se realizimi me sukses i tij do t’i hapë rrugën shtrirjes në kohë dhe në hapësirë të Marrëveshjes.

Ambasadori Massimo Gaiani vuri në dukje nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Ministrisë të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë italiane të Punës dhe të Politikave Sociale, tregues i të cilit janë edhe këto zhvillime pozitive në fushën e migracionit të punës. Ambasadori vlerësoi kontributin e rreth 500 mijë shqiptarëve të ligjshëm që jetojnë e punojnë në Itali, 250 mijë e të cilëve tashmë janë integruar plotësisht në tregun italian të punës.

Drejtori i Përgjithshëm, Natale Forlani, e përcaktoi ecurinë e marrëdhënieve mes dy ministrive si “cilësi”. Drejtori Forlani prezantoi modalitetet teknike të zbatimit të projektit dhe deklaroi se planet e bashkëpunimit mes dy ministrive për periudhën 2012-2013 në fushën e migracionit të punës do të bazohen tek ecuria e kërkesave dhe ofertave në tregjet respektive të punës.

Aplikimi
– Të interesuarit do të drejtohen në zyrat e punës
– Duhet të regjistrohen si të papunë
– Informacioni mbi procesin e regjistrimit gjendet në faqen e internetit www.mpcs.gov.al (te menu MIGRACIONI, ku të interesuarit mund të shkarkojnë edhe formularin e aplikimit).
– Regjistrimi pranë sporteleve të migracionit, në zyrat e punës nga data 27 mars deri më 10 prill 2012.

6 Comments

  1. granit zeqa says:

    jam moler punoje qe 6 vite vetem me ngjyrosje kerkoje te punsohem ne itali se ne kosove nuk ka pune familjen duhet me mbajt

  2. KLODJAN POKA says:

    JAM KLODIAN POKA MUND TE BEJ CDO PUNE.

  3. Julian Hasani says:

    jam nje i interesuar per pune ne itali
    kam aftesi te mira pune dhe eksperience
    te gjate si shofer dhe ne ndertim
    jam 30 vjec nga fieri
    nr i tel:0673949729
    ju faleminderit !

  4. Jovila says:

    quhem jovila,jam 28 vjec,di 2 gjuhe te huaja (italisht dhe anglisht)
    kam mbaruar shkollen e mesme te profilizuar
    kam dy diploma parukerie
    jam shume e interesuar per pune
    ju lutem me ktheni pergjigje ne 0685780462
    ju faleminderit

  5. jam fredi says:

    Jam 30 vjeq jam indrsuar por pun flas anglish jetoj ne lezsha

  6. jam fredi says:

    Me falni se harrova me vendos numrin 00355686208097

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress