Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Arbana ben foto vetem me Algenin

Arban ben foto vetem me Algenin

Arban ben foto vetem me Algenin

Ka qenë një natë e vërtetë argëtuese, ku inatet, xhelozitë e tensioni i lojës mes banoreve janë zeruar të paktën për disa orë të shtunën e kaluar në party-n e organizuar pas mesnate, në mbyllje të “Big Brother 4” në Tirane.

Pas hapjes së zarfit dhe shpalljes fituese të këtij edicioni të Ermela Mezurajt, të gjithë konkurrentët kanë festuar duke u argëtuar mes muzikës, kërcimit dhe batutave. Në këtë festë ka qenë i gjithë stafi i pranishëm, mes të cilëve edhe moderatorja prej katër vitesh e “reality show”, Arbana Osmani.

Ajo ka preferuar të bëjë një foto vetëm me Algenin, ndërkohë që kishte ndërruar fustanin skenik me një veshje “casual”, për të qenë komode e për t’u argëtuar lirshëm.

Arbana ben foto vetem me Algenin

Në këtë foto duket shumë miqësore me Algenin, djalin 34-vjeçar nga Lezha, i cili gjatë qëndrimit të tij në lojë u tregua shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.

Ende nuk po e shohim Algenin të ketë krijuar lidhje me ndonjë vajzë jashtë shtëpisë, ndërkohë që është komentuar për një kohë të gjatë për historinë e tij të dashurisë me Naike Rivellin, vajzën e Ornela Mutit. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress