Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » ShowBiz » Arian Cani: ftoj Sali Berishen ne Zone e Lire

arjan cani ftoj sali berishen 300x200 Arian Cani: ftoj Sali Berishen ne Zone e Lire

Arian Cani: ftoj Sali Berishen ne Zone e Lire

Me të drejtë Arian Çani në këtë intervistë pohon se “Zonë e Lirë” është një logo që tejkalon logon e ekraneneve, pasi kudo që ai shfaqet audienca i shkon nga pas.

Sigurisht koherenca e debateve, të ftuarit interesant; nga figurat kryesore në vend tek njerëzit e thjeshtë dhe me problematika sa të çuditshme dhe interesante bëjnë që mbrëmja e së premtes të jetë qysh prej 9 vitesh koha televizive “e pushtuar” prej Arian Çanit  ne Zone e Lire!

Arian Cani: ftoj Sali Berishen ne Zone e Lire

Në nxitim e sipër (siç ndodh gjithmonë me të) ai përgjigjet për disa nga kuriozitet tona, që kanë të bëjnë pikërisht me dy temat kryesore të javëve të fundit në ZL, çështja e kandidatëve për president dhe parade e 17 majit e homoseksualëve. Çfarë mendon ai për emrat që përfliten …? Kush është kandidati I tij I preferuar…? Përsa ka zgjedhur të jetë avokati i homoseksualëve…? Dhe a do të vijë kryeminsitri i vendit, Sali Berisha në studio…? Çani përgjigjet…!

Arian, në këtë sezon të ri ju ka ndodhur që ndonjë personazh nuk ju ka ardhur pikërisht sepse keni ndryshuar ekran?

Çani: Jo. Kjo nuk ka lidhje me të ftuarit e mi… ZL është tashmë një logo që e tejkalon logon e ekraneve…Po bëhen 9 vjet tashmë…

A ka ardhur koha Arian, që në studion tuaj të vijë kryeministri I vendit Sali Berisha? I keni bërë ndonjë ftesë atij?

Çani: Jo ende nuk i kam bërë një ftesë formale por besoj që do të vijë dhe Doktori, nëse dëshiron sigurisht.

Po Fatos Nanon e keni ftuar në këtë sezon të ri?

Çani: Jo. Nuk është se kam ndonjë dëshirë të madhe t’ju bëj ftesë këtyre personazheve. Ata e zgjedhin vetë kur duhet të dalin në ekran… Nëse momenti i tyre do të korrespondojë me momentin tim, atëherë pse jo…

Pjesa e dytë e programit prej javësh është kthyer në një ‘referendm’ për emrin e ri të presidentit. Deri më tani në studion tuaj kush ka qenë kandidatura më e preferuar dhe anasjelltas?

Çani: Jozefina dhe Nano

Po ju vetë kë do të donit si president prej figurave që prezantoni çdo javë?

Çani: Nuk kam ende një ide të saktë. Po e mendoj.

Cili prej debateve që keni hapur në këtë sezon në studio ka ngjallur më shumë kuriozitet?

Çani: Rubrika e ‘Presidentëve’ dhe çështja e homoseksualëve, parada e tyre në 17 maj në Tiranë, nëse ndodh sigurisht .

Në fakt çështja e paradës së homoseksualëve dhe debati që provokoi ai diskutim ka sjellë reagime nga më të çuditshmet. Ju vetë çfarë qëndrimi keni ndaj homoseksualëve?

Çani: Unë i mbështes gjithmonë. Jam një partizan i paepur i kauzave minoritare, nëse ata janë vërtet minoritarë… Se po të më vërtetojnë të kundërtën? Atëherë nuk i mbështes më. Do më duhet të mbështes heteroseksualët…

Arian, sezoni i ri në Tv KLAN, ju ka çelur derën mjaft personazheve, të cilët I kemi parë tashmë të premteve në studion tuaj. Një prej tyre është B.Fevziu. Çfarë impakti ka pasur tek ndjekësit e programit tuaj?

Çani: Impakt shumë pozitiv… Fevzo është një personazh mediatik shumë interesant. Përveç informacionit të dorës së parë që më sjell në studio, Fevzo është një klient shumë i mirë për formatin e emisionit tim ku aktualiteti përthyet me shpejtësi dhe me rritëm. Fevzo ka një rritëm të admirueshëm. Mendoj se publiku i ZL është shumë i kënaqur me Fevzon. (Koha Jone / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress