Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë njoftoi sot se ka arrestuar ish drejtorin e filialit të “Alfa Bank” në rrugën e Dibrës, pasi në kohën e ushtrimit të detyrës ai kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 308 mijë euro.
Julian Lipe akuzohet për kryerjen e veprës penale të“Vjedhjes së kryer duke shperdoruar detyren” dhe te “Fallsifikimit te dokumentave”.
Arrestohet drejtori i bankes per vjedhje
Nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal nga institucioni financiar, ALFA Bank, shtetasi Julian Lipe duke përfituar nga pozita e tij si ish drejtor i filialit të kësaj banke në rrugën e Dibrës, ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 308 000 euro.
Sipas Prokurorisë, nga kjo shumë, 110.000 euro, Julian Lipe i ka tërhequr nga kasaforta e bankës pas mbarimit të orarit zyrtar duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor.
Pjesën tjetër të shumës, ai e ka përfituar nëpërmjet falsifikimit të formularëve, kartave të kreditit etj., në dëm të klientëve të ndryshëm të bankës. (Lezha.eu)


