Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Berisha inaguron segmentin Lezhe-Shenkoll

Berisha inaguron segmentin Lezhe-Shenkoll

Berisha inaguron segmentin Lezhe-Shenkoll

Kryeministri Berisha ka inauguruar përfundimin e segmentit rrugor Lezhë-Shënkoll, një aks që lidh 20 mijë banorë të këtyre zonave.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se Shqiperia një vend i zhvilluar do ë bëhet realitet në vitin 2017 dhe se të ardhurat ekonomike për frymë janë gjithnjë në rritje.

Berisha inaguron segmentin Lezhe-Shenkoll

Berisha ka shtuar më tej se Shqipëria ka mundësi të konsiderohet një Zvicer me det, përsa i përket potencialeve të mëdha turistike, ndërsa theksoi se prioritet do ti jepet shfrytëzimit të burimeve ujore, ku synohet që vendi ynë të bëhet një super fuqi energjetike në rajon. ‘

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për tu bërë me mundundin, djersën tuaj dhe reformat e thella të qeverisë një Zvicër e vërtetë me det. Potencialet tona janë të jashtëzakonshme, turizmi është vetëm njëri aspekt. por Shqiperia ka pasuri të pafundme natyrore.

Pasuria kryesore e saj janë ujrat që burojnë nga të katër anët dhe që e bëjnë këë vend një norvegji të vërtetë të Gadishullit të Ballkanit.

Ujra të cila ne po i shndërrojnë në hidrocentrale dhe që së shpejti Shqipëria do të jetë vendi i parë me energji 100% ë rinovueshme”,- premtoi kryeministri Berisha.

Segmenti rrugor i inauguruar në Shënkollë të Lezhës më një gjatësi prej 8.1 km është financuar nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 1.8 milion Euro. (Lezha.eu / Balkanweb)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress