Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Beselidhja fiton 1-0 ndaj Bylisit

Besëlidhja fiton 1-0 ndaj Bylisit

Besëlidhja fiton 1-0 ndaj Bylisit

Në stadiumin Besëlidhja të qytetit të Lezhës u zhvillua ndeshja Besëlidhja – Bylis.

Një ndeshje mjaft e bukur dhe e mbivlerësuar nga djemtë e Lezhës pasi nuk i lanë miqtë të triumfonin edhe pse janë në vëndin e parë të tabelës së klasifikimit me një shkëputje prej 12 pikësh nga vëndi i dytë. Pjesa e parë ishte më tepër mbrojtëse për të dyja skuadrat por shpesh herë besëlidhja provokonte portën e miqve.

Besëlidhja fiton 1-0 ndaj Bylisit

Pjesa e dytë vazhdon me ritme të forta dhe me një volum loje nga të dyja skuadrat dhe pikërisht atë që nuk e bën askush e bën sulmuesi Lamnica në minuten e 57 nga brënda zonës gjuan dhe përshëndet rrjeten e miqve duke shënuar golin e parë të kësaj ndeshje dhe kaluar skuadren e tij në avantazh.

Miqtë pretendojnë për një pozicion jashtë loje në momentin e shënimit të golit të pasuar nga Grishi dhe shënuar nga Lamnica duke protestuar dhe ndërprerë lojën për rreth 8 minuta, por në fund pranojnë gjithcka për të rifilluar lojën.

Menjëherë pas pësimit të golit miqtë kërkojnë me ngulm barazimin dhe kërcënojnë portën tonë me anë të Kules por pa sukses për ta. Minuta e 70 sjell përsëri një rast për gol për djemtë e Lezhës ku Haxhia godet me kokë por topi kalon mbi traversë dhe cdo gjë përfundon aty.

Minutat e fundit kanë qënë tepër tensionuse pasi Lezhjanët falë dhe mbështetjes së tifozërisë kërkonin përsëri të gjenin hapësirë boshe në rrjetën e kundërshtarit për ta finalizuar me gol, gjë e cila nuk u bë e mundur. Djemtë e Lezhës arriten të merrnin një fitore të merituar , treguan shpirtë gare, treguan se kanë vullnet dhe asnjëherë nuk I nënvlerësojnë ndeshjet brënda fushës së tyre. (Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress