Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Big Brother Albania 5 sonte ne mbremje

Big Brother Albania 5 sonte ne mbremje

Big Brother Albania 5 sonte ne mbremje

Maratona disamujore “Big Brother Albania”, edicioni i pestë, nis këtë të shtunë më 18 shkurt, pra sonte, në Top-Channel.

Ky televizion komunikoi zyrtarisht nisjen të shtunën, duke mos pranuar të japë dhe as të konfirmoi ndonjë detaj më shumë. Megjithatë nga burime të ndryshme mësohet se do të jetë e njëjta godinë si dhe vjet, ajo ku do të qëndrojnë banorët, në autostradën Tiranë – Durrës, kilometri i 15-të.

Big Brother Albania 5 sonte ne mbremje

Për të shuar sadopak kureshtjen, janë zbuluar deri më tani disa foto nga ambientet e reja ku do të jetojnë banorëte Big Brother Albania, me të cilat janë marrë mjeshtërit e dekorit. Mund të themi vetëm se dominon ngjyra lejla. Mësohet se ndërkaq është realizuar një dekor i ri për studion ku do të zhvillohet spektakli e po ashtu ka ndryshime edhe në shtëpinë e “Big Brother Albania 5 Live”-it.

Deri tani flitet për 16 persona që do të hyjnë në shtëpinë e këtij “reality show”, patentë e Endemolit, e blerë nga Top- Channel Albania, por ndryshe nga thashethemet që janë përhapur lart e poshtë, është konfirmuar që Lek Plepi nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë garë, çmimi i së cilës nuk është bërë ende i ditur.

Drejtimi i spektaklit sërish do të jetë nga Arbana Osmani. Programi që ka siguruar vitet e kaluar audiencë të madhe pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes së shikuesve. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress