Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Boksieri shqiptar Reshat Mati ne Amerike (Video)

Boksieri shqiptar Reshat Mati ne Amerike (Video)

Boksieri shqiptar Reshat Mati ne Amerike (Video)

Boksieri i vogel shqiptar Reshat Mati me vendodhje ne Amerike eshte një 13-vjeçar dhe falë aftësive të rralla luftarake që nuk janë parë kurrë mbase në të gjithë botën.

Nuk bëhet fjalë për një nga heronjtë e filmave aksion, as për ndonjë “Supermen” të kohërave moderne, por për një djalosh me emrin Reshat Mati boksier shqiptar, që ka mrekulluar SHBA-në duke qenë nënkampion i vendit në boks dhe kampion absolut në mundje e dy disiplina të arteve marciale, në “kick-boxing” e “muay thai”, ku mbetet edhe i pamposhtur.

Boksieri shqiptar Reshat Mati ne Amerike (Video)

Aftësia e boksierit shqiptar Reshat Mati për të qenë i pasfidueshëm në të gjitha këto stile shumë të ndryshme nga njëra-tjetra e ka vendosur atë në vëmendjen e disa rrjeteve të mëdha amerikane.

“Ai nuk është bërë luftëtar, ka lindur i tillë”, shprehet babai Adrian Mati, ndërsa trajneri i klubit amerikan ku stërvitet, pranon se një “djalë i artë” si Reshat Mati e ka vendosur në vështirësi, jo vetëm për vullnetin e tij të parreshtur për t’u stërvitur, por mbi të gjitha pasi brenda skuadrës, nuk ka më asnjë që pranon të ndeshet me të.

“Më pëlqen të luftoj dhe edhe atëherë kur më dhemb, vazhdoj të godas”, thotë boksieri shqiptar Reshat Mati 13-vjeçar, i cili ëndërron që brenda 2-3 viteve të ardhshme, të jetë në gjendje të kapë normën dhe të bëhet pjesë i ekipit olimpik amerikan. / © Lezha Online /

6 Comments

  1. lojra says:

    Shume mire.

  2. tvshqip says:

    Shume bukur flm

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress