Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Bunkeri ne Tale kthehet ne Hotel (Foto)

Bunkeri ne Tale kthehet ne hotel

Bunkeri ne Tale kthehet ne hotel

Ne Lezhe, Tale, 10 studentë gjermanë dhe 10 shqiptarë po punojnë për një projekt turistik mjaft interesant. Konvertimin e bunkerëve në “hotele” që do të sigurojnë hapësirë për deri në 8 njerëz.

Në fushen “International”, e përditshmja gjermane Der Spiegel i ka kushtuar vëmendje këtij projekti ne Tale, për të cilin thotë se, ish-sundimtari komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha kishte ndërtuar rreth 750.000 banesa “eskimeze”, bunkerë të ndërtuara në të gjithë vendin në vitet 1970 dhe 1980.

Bunkeri ne Tale kthehet ne hotel

Ndertimi i bunkereve, thotë Der Spiegel, erdhi nga frika që kishte diktatori nga pushtuesi i huaj. Ai ndërtoi këto bunkerë për të mbrojtur popullsinë. Bunkerët, shkruan më tej, pasqyrojnë një paranojë të pashembullt të diktatorit.

Për momentin plani është për të rinovuar një bunker të vetëm, por që kjo mund të ndryshojë së shpejti. Është një studente shqiptare që studion në Gjermani, e cila me këtë projekt do të mbrojë diplomën e saj me titull “Bunkerkunft”, përshtatur për “Unterkunft” që në shqip do të përkthehej, “akomodimi”.

Ajo është duke paraqitur një mënyrë mjaft interesante për të tërhequr turistë, duke i kthyer bunkerët në vende tërheqëse për vizitorët e huaj dhe shqiptarë.

Studentët e përfshirë në këtë projekt thonë se qëndrimi një natë në “bunker”nuk do të kushtojë më shumë se 8 euro për person. Ata thonë se bunkerët e kthyer në hotele duhet të jenë nën administrim lokal.

Foto Bunkeri ne Tale qe po shnderrohet ne Hotel per pushuesit

Bunkeri ne Tale.1

Bunkeri ne Tale.1

Bunkeri ne Tale.2

Bunkeri ne Tale.2

Bunkeri ne Tale.3

Bunkeri ne Tale.3

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress