Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Cencusi, regjistrimi i popullsise

Cencusi, regjistrimi i popullsise

Cencusi, regjistrimi i popullsise

Cencusi, regjistrimi i popullsise do të ketë një datë reference dhe një orë reference, që do jetë data 30 shtator ora 00.00, ku çdo pyetje do t’i referohet këtij momenti.

Ky është një standard i përcaktuar qartë nga Kombet e Bashkuara për të gjitha vendet. Por çfarë është procesi i regjistrimit? Cilat janë kushtet? Qeveria mendon se me anë të këtij procesi Cencusi, regjistrimi i popullsise do të vendoset më pas për të planifikuar politikat e zhvillimit.

Me 1 Tetor fillon regjistrimi i popullsise

“Ne nuk shohim asnjë arsye për ta bojkotuar këtë proces, sepse të dhënat janë konfidenciale dhe të garantuara dhe nuk ka vend për frikë taksimi apo çdo lloj pasoje ligjore kur jepen të dhënat personale. Gjithësesi, ligji në fuqi për Cencusi, regjistrimi i popullsise parashikon dhe masa normative për të bërë që ky proces të shkojë sa më mirë dhe të arrijë qëllim që ai ka”, ka deklaruar drejtoresha e INSTAT, Enes Nurja.

Censusin e Popullsise dhe Banesave

Në formularin që do t’u shpërndahen qytetarëve ekzistojnë 4 pyetësorë për të kryer Censusin e Popullsisë dhe Banesave. Pyetësori i ndërtesave që përmban 3 pyetje, pyetësori i banesave me 9 pyetje që përmban informacion mbi karakteristikat e banesës, si p.sh.b lloji i banesës, statusin e banimit a ka ngrohje etj. Pyetësori i njësive ekonomike familjare i cili përmban 8 pyetje dhe merr informacion mbi pajisjet që ka një ekonomi familjare si dhe pyetësori individual i cili përmban 40 pyetje.

Pyetësori i fundit përmban pyetjet për karakteristikat demografike, migracionin, arsimin, punësimin, lindshmërinë etj. Të gjitha pyetjet janë të detyrueshme me ligj për t’u përgjigjur përveç 2 pyetjeve të fundit në pyetësorin individual që janë Feja dhe Etnia, pyetjet e vetme ku qytetarët nuk janë të detyruar për tu përgjigjur dhe kanë opsionin të shkruajnë “preferoj të mos përgjigjem”. Të dhënat nga procesi Cencusi, regjistrimi i popullsise do të bëhen të ditura një muaj pas mbarimit të tij, pas përpunimit të të dhënave.

Ç’është “censusi”?

Fjala census është në fjalorin e gjuhës shqipe. Nuk është përdorur gjerësisht në përdorimin zyrtar në Republikën e Shqipërisë dhe në periudha të mëparshme për arsye të ndryshme. Eshtë e rëndësishme të theksohet se ky proces nuk është regjistrim. Fjala “regjistrim” në të gjitha gjuhët, edhe në gjuhën shqipe, që e ka marrë nga latinishtja, ka të bëjë me shënimin e diçkaje të cilës i ruhet identiteti. Në qoftë se ne jemi regjistruar në gjendjen civile, ne mbetemi me ato të dhëna, me atë emër, mbiemër, me atë datëlindje dhe vendlindje. Ky është thelbi i fjalës “regjistrim” dhe është tejet i papërshtatshëm të përdoret për një tjetër aktivitet, një tjetër mbledhje të dhënash, e cila është absolutisht në finalen e saj, në produktin përfundimtar të saj anonimuese. (G.Start / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress