Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Dasma moderne, gjithcka per nusen dhe dhendrin

dasem moderne nuse dhender 300x200 Dasma moderne, gjithcka per nusen dhe dhendrin

Dasma moderne, gjithcka per nusen dhe dhendrin

Fustane të bardha të mbuluara dhe të thjeshta, kostume elegante, makinën e ëndrrave plot hijeshi, albume fotografik 3D dhe dekorim me lule natyrale plot ngjyra.

Këto janë disa nga aksesorët kryesorë për ta bërë sa më të bukur e më të veçantë ditën më të rëndësishme të jetës së një çifti, pikërisht ditën e dasmën.

Dasma moderne, gjithcka per nusen dhe dhendrin

Për të mësuar gjithçka mbi tendencat e reja të një dasme në qytetin e Shkodrës është realizuar panairi i dasmave “Shkodra bahet nuse, 2012”, i vetmi i këtij lloj në gjithë vendin.

Produktet e prezantuara nuk i përkasin vetëm atyre që ofrojnë shërbimet e dasmës në Shkodër por janë firma e agjensi edhe nga rrethe të tjera si Tirana, Vlora, etj, të cilat janë pjesëmarrës në këtë panair. Interesi i qytetarëve shkodranë, dhe jo vetëm i tyre është i dukshëm sepse ky panair është i vetmi i këtij lloji që bëhet në Shqipëri dhe siç shprehen organizatorët e tij Gentian e Egesta Ferhati, synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

Fustani i nusërisë

Ekspozueset e fustaneve të nusërisë shprehen se këtë vit vërehen më shumë kërkesa drejt ngjyrës tradicionale që është e bardha. Kjo pasi më parë ka pasur ndërhyrje dhe te fustanet e nusërisë duke kërkuar ngjyrë pana apo uji, por këtë vit ka më pak kërkesa për to, madje dhe kur preferohen kjo bëhet si fustan i dytë. “Ka tendenca drejt të thjeshtës, natyrales, jo shumë e ngarkuar me gurë, por vetëm në pjesën e trupit, ku fustani mund të ketë rruaza apo gurë zvaroski. Modeli i hirushes ka më shumë tendencë, pasi fustani duke qenë i fryrë poshtë bën që nusja të ndihet më lirshëm. Borëbardha dhe Hirushja janë më të preferuarat për këtë vit, ndërsa vitin e kaluar ishte Sirena, model ky i ngushtë”, pohon Ernesta Ferhati. Një tjetër tendencë e fustaneve të nusërisë është dhe veli me volum, por gjithmonë duke dominuar e bardha që preferohet në masën 70 %.

Sa i takon materialeve të fustaneve të nusërisë në ekspozitë vërehen materialet e zakonshme si tyli, tantella dhe në raste të veçanta për ato që duan diçka ndryshe dhe kapelja apo fustani me bisht, të cilat bëjnë diferencën, por nuk janë shumë të përdorura.

Kostumet e dhëndurëve

Për here të parë në panairin e nusërisë janë ekspozuar kostumet e dhëndurëve që janë prodhim shqiptar. Altin Mici është stilisti që ka sjellë nga Tirana modele të ndryshme të kostumeve të dhëndurëve ku tendencë është ngjyra blu e thellë dhe material i cili nuk është lisho por me dizenjo. “Të tilla janë ato me vija diagonale të një ngjyre materiali ose material me kombinime me vija të drejta me dy ngjyra që përshtatet me trupin e personit që do e veshë. Materiali merret nga prodhuesit e tekstilit në Itali dhe punohet këtu”, pohon Mici duke shtuar se modeli i fundit është kostumi tip barok dhe se më të ka dashur ka të paraqesë diçka ndryshe, diçka nga vitet 800, që përshtatet dhe me fustan nusërie të këtij stili.

Egesta Ferhati shprehet se përveç fustaneve të nusërisë, luleve dhe seteve të fotografike që kanë qenë të pranishme dhe në dy edicionet e tjera, sivjet janë futur edhe elementë të tjerë të dasmës si makina e çiftit, kostumet e dhëndrit, ftesat, tryeza e kokteilit me fruta, grimi, dhoma e gjumit etj. ”Kjo pasi janë shtuar kërkesat dhe njerëzit duan që dasma e tyre të jetë sa më perfekte në të gjithë elementët e saj”, pohon Egesta Ferhati

Koktejle nën tingujt e muzikës së lehtë dhe fotot 3D

Për here të parë në panairin e nusërisë “Shkodra bahet nuse 2012” janë prezantuar dhe produkte ushqimore që shërbejnë për kokteljet para banketit të dasmës. Të ftuarit afrohen pranë lokalit ku bëhet dasma por çifti akoma nuk ka ardhur.

“Në këto koktejle mund të gjesh pica të vogla, tortalete me zarzavate, ëmbëlsira, tortë me limon, torta të punuara me emblema të ndryshme si shqiponja, lulet etj me subjekt dasmën, po kështu fruta të prera e kombinuara me prodhime sheqeri si shalqiri apo pjepri. Produktet afrohen për kokteilet si bufe, antipasta, etj”, pohon organizatorja, Egesta Ferhati duke shtuar se tashmë është tendencë që para se të fillojë ceremonia e banketit ku serviren ushqime të ndryshme dhe muzikë, dasmorët mblidhen në një ambjent para atij ku zhvillohet dasma dhe nën tingujt e një muzike të lehtë u serviren aperitivë dhe produkte si ato të prezantuara në panair. Kjo tendencë sipas saj shtrihet jo vetëm në dasma, por dhe në ceremoni të tjera si fejesa, ditëlindje, konferenca etj dhe dekorimi i produkteve të sheqerit apo dhe frutave bëhet në varësi të eventit.

Ndryshim ka pësuar dhe tendenca për foton e dasmës.”Fotografia e dasmës nuk është më ajo që ishte deri dje, me poza standarte tek pema, muri, krevati apo dhoma e gjumit Punohet shumë me peisazhin dhe këtu hyn roli i fotografit si artist që mund të jetë kreativ me peisazhin, mund të bëjë art, vepër arti ku brenda janë dy personazhe, çifti”, pohon Gentian Ferhati, fotograf dhe organizator i panairit. Sipas tij fotot që kërkohen më shumë janë Art Wedding Photography dhe fotogiornalistike ku fiksohen momentet e përgatitjes duke u veshur nusja dhe dhëndri apo momente të tjera që përcjellin emocionet e ditës së dasmës. Këto janë dy tipet kryesore . “Tendenca është ajo e fotografisë bashkëkohore, në 3D. Ky është një novacion. Përveç kësaj vërehet tendenca e albumeve cilësore bashkëkohore dhe jo thjesht dhënia në dorë e fotografisë së printuar “, shprehet Gentian Ferhati.

Makina e ëndrrave

Një risi tjetër që po gjen shtrirje në dasma është makina e nuses. Janë të shumtë aktorët që vënë në dispozicion të dasmave makinën e çiftit e cila është e veçantë dhe e bënë të dallueshme nga të tjerat. Makina e ëndrrave e kanë quajtur dhe të tilla në panair ishin një Lafer MP apo një Citroen 11 BL, e cila ka të veçantë dhe detajet e brendshme dhe vihet në dispozicion me shofer. Shërbimi fillon në mëngjes kur shoferi i veshur me uniformë sjell makinën në qytetin ku bëhet dasma për të cilën është prenotuar dhe i shoqëron në marrjen e nuses, shërbimin fotografik dhe restorantin ku bëhet banketi i dasmës.

Produktet kozmetike

Produktet kozmetike të nevojshme për ditën e dasmës , kanë zënë vend në panairin e nusërisë .Make-up por dhe trajtime fytyre dhe trupi Dibi, grim, parukieri, trajtime fytyre dhe trupi Olos, depilime, masazhe, solar, manikyr, pedikyr, thonjtë , thalmer etj, ofrojnë sallonet e bukurisë për ditën e dasmës.

Dekorimi me lule

Në ditën e dasmës, gjithnjë e më shumë po zë vend dhe futja e lules natyrale. Emi Nikshiqi shprehet se tendenca e luleve mbetet e bardha, që është më afër modernes. “Futen edhe ngjyra të tjera por e bardha ka më thjeshtësi, më elegancë, ka më detaje dhe e nxjerr më bukur nusen, sidomos në natyrë. Vërehet tendenca e dekorimit të ambjenteve të dasmës me lule natyrale dhe kjo bëhet në varësi të lokalit. Në qoftë se ambjenti ka kolor, futet lulja e bardhë, kur ambjenti ku zhvillohet dasma është i thjeshtë e me ngjyra të hapura, atëherë përdoren lulet e kuqe, rozë apo lejla”, pohon Nikshiqi duke shtuar se ka një tendencë për të bërë prenotime për arredimin me lule të dasmave dhe sidomos për muajt korrik e gusht. (Shekulli / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress