Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Datat e provimeve, konkursi per vitin akademik 2012-2013

datat provimeve konkurs 2013 300x241 Datat e provimeve, konkursi per vitin akademik 2012 2013

Datat e provimeve, konkursi per vitin akademik 2012-2013

Fituesit e universiteteve për vitin e ri akademik do të shpallen më datat 12-13 shtator. Pas mbylljes së afatit shtesë për plotësimin e formularit A2, nga të gjithë maturantët e prapambetur.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka konfirmuar se përfundimisht procesi i kësaj mature shtetërore do të mbyllet në mes të muajit shtator.

Datat e provimeve, konkursi per vitin akademik 2012-2013

Kuotat e parealizuara do të rishpërndahen, ndërkohë që gjithçka tjetër, të lidhur me vendet e paplotësuara dhe shfrytëzimin e tyre, do të bëhet e ditur pas datës 15 shtator, kur të jetë mbyllur edhe faza e parë e regjistrimeve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ato të drejta studimi, që nuk do të plotësohen nga faza e parë e regjistrimit do të përdoren për maturantët e tjerë që do të fitojnë të drejtën në bazë të rishpërndarjes së pikëve të arritura në provime dhe vlerësimit në bazë mesatare. Por para shpalljes së ciklit të parë të fituesve, do të bëhet edhe shpallja e fituesve të konkurseve për universitetet e veçanta.

Datat e provimeve per studentet

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në Universitetin e Sporteve do të zhvillohet konkursi nga data 29 në 31 gusht.

Në Universitetin e Arteve të Bukura konkursi do të zhvillohet nga 27 gushti në një shtator. Po ashtu, në Universitetin Politeknik, konkursi i Degës së Arkitekturës do të zhvillohet nga data 3 deri në 5 shtator. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë sqaruar se, pas mbylljes së konkurseve, do të nisin procedurat për llogaritjen e pikëve. Në rastin e maturantëve që do t’i nënshtrohen konkursit, si në Arkitekturë apo në Akademinë e Arteve të Bukura, fituesit shpallen duke llogaritur 60 për qind të rezultatit në konkurs dhe 40 për qind e vlerësimit i referohet provimeve të Maturës Shtetërore.

“Më datë 27 gusht fillojnë konkurset në të gjithë universitetet, për programe studimi që janë të parashikuara me konkurse. Maturantët njihen nga mesi i shtatorit me listën e parë. Pas mbarimit të konkurseve, që mbarojnë në datën 5, më datë 6 ne sjellim rezultatet e konkurseve. Futen në sistem dhe pastaj përbëhet përpunimi sipas parimit meritë-preferencë për të shpallur listat paraprake”, sqaroi Arben Fagu, specialist në Agjencinë Kombëtare të Provimeve.

Aplikimi për A2

Sot është data e fundit e aplikimit për formuarin A2 për të gjithë maturantët që nuk morën pjesë në proces.

Për procesin e aplikimit të rinjtë e rretheve janë të detyruar të vijnë në Tiranë për të aplikuar, pasi procesi është më lehtësisht i kontrollueshëm, duke shmangur kështu abuzimet që mund të bëhen në sistem.

Universiteti Politeknik i Tiranës

Dega

Arkitekturë

Arkitekturë urbanist

Datat

03.09 2012 -05.09.2012

Universiteti i Arteve të Bukura

Fakulteti i Muzikës

Fakulteti i Artit Skenik

Fakulteti i Arteve Figurative

Datat

27.08.2012-01.09.2012

Universiteti i Sporteve

Shkenca e lëvizjes

Veprimtaria fizike

Datat

29.08.2012- 31.08.2012 (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress