Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » David Cameron, kryeministri i ri britanik

David Cameron, kryeministri i ri britanik

David Cameron, kryeministri i ri britanik

Udhëheqësi i Partisë Konservatore në Britani, David Cameron, është kryeministri i ri i vendit pas dorëheqjes së Gordon Brownit të Partisë Laburiste nga ky post.

43-vjeçari David Cameron foli ne selinë e kryeministrit në Downing Street pasi pranoi zyrtarisht kërkesën e Mbretëreshës për të formuar një qeveri të re.

Partia Konservatore e zotit David Cameron fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare javën e shkuar, 306, por jo një shumicë absolute.

David Cameron, kryeministri i ri britanik

Tani pritet që konservatorët të formojnë një koalicion qeverisës me partinë Liberaldemokrate e cila doli e treta në zgjedhje pas laburistëve qeverisës.

Konservatorët kanë zhvilluar bisedime për disa ditë me liberaldemokratët pasi zgjedhjet nuk nxorën një parti me shumicë absolute.

Më parë bisedimet midis laburistëve në pushtet dhe liberlademokratëve kishin dështuar .

Në ditët në vazhdim pritet që kryeministri i ri britanik Cameron të formojë qeverinë e re dhe të dalin hollësirë e koalicionit qeverisës me liberaldemokratët.

Koalicioni i ri

Zoti Cameron tha se ai synonte të formonte “një koalicion të duhur dhe të plotë” me liberaldemokratët për të paraqitur “një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme”.

Gjatë fjalimit të tij të parë në selinë e tij të re, 10 Downing Street, zoti Cameron tha se ai dhe udhëheqësi liberldemokrat Nick Clegg “do të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake dhe do të punojnë me forcë për të mirën e përbashkët dhe interesin kombëtar”.

Ai i bëri homazh kryeministrit në largim Brown për vitet e tij të gjata në shërbim të publikut dhe tha se do të përballej me “problemet urgjente” të Britanisë – defiçitin, problemet sociale dhe reformimin e sistemit politik.

Zoti Cameron tha se do të merren “vendime të vështira”, por shtoi se ai do ta ndihmonte popullin për të shkuar “drejt kohërave më të mira përpara”. (Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress