Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Deget e universiteteve per vitin akademik 2012 – 2013

deget universiteteve 2013 300x227 Deget e universiteteve per vitin akademik 2012   2013

Deget e universiteteve per vitin akademik 2012 - 2013

Plot 26.072 studentë do të pranohen vitin e ardhshëm akademik në 11 universitetet publike të vendit. Ministria ka gati numrin e plotë të kuotave.

MASH: Kemi shtuar vende të reja në masën 9-10 për qind. Në të gjithë vendin do pranohen 26.072 studentë. Brenda pak ditësh, pritet që projektvendimi t’i niset për miratim Këshillit të Ministrave.

Kuotat e pranimit ne universitete per vitin akademik 2012 – 2013

“Këtë vit ka një rritje me 9-10% në të gjitha degët”, bëri me dije MASH. Krahasuar me një vit më parë, janë rreth 1400 studentë më shumë që do të pranohen në shkollat e larta. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë shtuar 560 kuota. Numri i vendeve të reja në të gjitha degët, varion nga 10-50 kuota.

Kjo tendencë vërehet në pjesën më të madhe të tyre. Megjithatë, këtë vit ka një rënie në totalin e kuotave, krahasuar me 2011, kur numri u rrit me 11%. Gara për në universitet do të mbyllet me formularin A2, të cilin maturantët do ta plotësojnë pas dhënies së provimeve. Në të do të përzgjidhen nga më shumë se 200 programe studimi 10 degët e preferuara. Ata do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre, sipas pikëve që kanë grumbulluar për gjithë komponentët e Maturës. Provës së parë ata do t’i nënshtrohen me 2 qershor. Lezha.eu Provimin e Letërsisë të caktuar në këtë datë do ta japin mbi 25 000 nxënës në të gjithë vendin. Të gjitha provimet do të mbyllen më 30 qershor, kur maturantët japin lëndët me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit ata kanë mundësi të japin 3 të tilla.

Nga të dhënat e AKP-së rezulton se 4000 maturantë kanë preferuar t’i nënshtrohen 3 provimeve. Pas mbylljes së tyre, deri më 30 korrik kandidatët për në shkollat e larta do të kenë afat për të plotësuar formularin A2. Këtë vit pritet që ky formular të plotësohen online, por vendimi nuk është marrë zyrtarisht nga MASH. Përpara se ta plotësojnë, është e domosdoshme që të gjithë kandidatët të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ndryshimi i kurrikulave ka bërë që ky brez të mos ketë në dispozicion formulën standarde të përdorur 6 vitet e shkuara por dy të tilla. Ato janë në vartësi të lëndëve me zgjedhje që do të japin provim nxënësit.

Kuotat per te gjitha deget e universiteteve
Universiteti i Tiranës
Histori
Gjeografi
Gjuhë – Letërsi
Gazetari
Biologji
Bioteknologji
Matematikë
Fizikë
Informatikë
Kimi
Kimi dhe Teknologji Ushqimore
Kimi Industriale dhe Mjedisore
Inxhinieri Matematike dhe Informatike
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Gjuhë Angleze
Gjuhë Frënge
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Italiane
Gjuhë Greke
Gjuhë Turke
Gjuhë Ruse
Gjuhë Spanjolle
Gjuhë Angleze (Kukës)
Gjuhë Angleze (Sarandë)
Psikologji
Punë Sociale
Filozofi
Sociologji
Shkenca Politike
Administrin dhe Pune Sociale
Administrim – Biznes
Ekonomiks
Financë
Informatikë Ekonomike
Administrim – Biznes (Kukës)
Administrim- Biznes ( Sarandë)
Mjekësi e Përgjithshme
Farmaci
Stomatologji
Shëndeti Publik
Infermieri e Përgjithshme
Mami
Teknik i Lartë Laboratori
Fizioterapi
Logopedi
Imazheri
Infermieri e Përgjithshme (Kukës)
Infermieri e Përgjithshme (Sarandë)
Drejtësi

Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi
Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë)
Ekonomi dhe Politikë Agrare
Financë – Kontabilitet
Financë – Kontabilitet (Lushnjë)
Menaxhim i Turizmit Rural
Mbrojtje Bimësh
Hortikulturë
Hortikulturë (Lushnjë)
Prodhim Bimor
Zootekni dhe Biznes Blegtoral
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi
Agromjedis dhe Ekologji
Agromekanizim
Teknologji Agroushqimore
Vreshtari – Enologji
Mbarështim Pyjesh
Përpunim Druri
Mjekësi Veterinare
Menaxhim Veterinar (2 vjecar) (Lushnjë)
Menaxhim Veterinar (2 vjecar) (Gjirokastër)

Universiteti Politeknik i Tiranës
Inxhinieri Ndërtimi
Inxhinieri Hidroteknike
Inxhinieri Mjedisi
Arkitekturë (Arkitekt)
Arkitekturë (Urbanist)
Inxhinieri Gjeodet
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë)
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)
Inxhinieri Mekatronike
Inxhinieri Fizike
Inxhinieri Matematike
Inxhinieri Mekanike
Inxhinieri Tekstile dhe Modë
Inxhinieri Materiale
Inxhinieri Ekonomike
Inxhinieri Gjeologjike
Inxhinieri e Burimeve Natyrore
Inxhinieri Gjeoinformatikë
Inxhinieri Gjeomjedis
Inxhinieri Elektronike
Inxhinieri Informatike
Inxhinieri Telekomunikacioni

Universiteti “Fan Noli” Korçë
Gjuhë – Letërsi
Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge
Gjuhë Angleze
Cikël i Ulët
Cikël i Ulët Parashkollor
Histori – Gjeografi
Cikël i Ulët dhe Anglisht për Cikël Fillor
Filozofi – Sociologji
Matematikë – Fizikë
Matematikë – Informatikë
Biologji – Kimi
Teknologji Informacioni
Infermieri e Përgjithshme
Mami( Infermier)
Financë – Kontabilitet
Menaxhim
Marketing
Turizëm
Turizëm (Pogradec)
Agroushqim
Agrobiznes
Teknologji e Prodhimit Bimor
Hortikulturë

Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
Gjuhë – Letërsi
Gjuhë Shqipe dhe Frënge
Histori – Gjeografi
Histori dhe Gjuhë Gjermane
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane
Gjuhë Angleze
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Frënge
Gjuhë Italiane
Gazetari
Gazetari – Anglisht
Biologji – Kimi
Matematikë – Fizikë
Teknologjitë e Informacionit
Infermieri e Përgjithshme
Infermieri – Mami
Teknolog Laborant (2 vjeçar)
Fizikë Kompjuterike
Arsimi Fillor
Arsimi Parashkollor
Edukim Qytetar
Punonjës Social
Filozofi – Sociologji
Psikologji
Edukim Fizik dhe Sporte
Administrim – Biznes
Financë – Kontabilitet
Ekonomia dhe e Drejta
Informatikë Ekonomike

Univ. “E.Çabej” Gjirokastër
Biologji – Kimi
Fizikë dhe Teknologji Informacioni
Matematikë – Fizikë
Matematikë-Informatikë
Teknologji Informacioni
Infermieri
Infermieri Mami
Histori – Gjeografi
Gjuhë – Letërsi Shqipe
Gjuhë Letërsi Angleze
Gjuhë Letërsi Italiane
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek
Histori dhe Gjuhë Italiane
Mësuesi për Arsimin Fillor
Mësuesi për Arsimin Parashkollor
Kontabilitet – Financë
Administrim – Publik
Turizëm

Universiteti Luigj  Gurakuqi Shkodër
Gjuhë – Letërsi
Gazetari dhe Komunikim
Histori
Gjeografi
Matematikë
Fizikë
Lezha.eu
Informatikë
Biologji – Kimi
Infermieri e Përgjithshme
Infermieri (Mami)
Infermieri (Fizioterapi)
Cikël i Ulët
Cikël i Ulët Parashkollor
Psikologji
Punë Sociale
Edukim Fizik dhe Sporte
Pikturë – Grafikë
Financë – Kontabilitet
Administrim – Biznes
Turizëm
Gjuhë Angleze
Gjuhë Italiane
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Frënge
Drejtësi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore
Matematikë
Shkenca Aktuaristike
Matematikë Financë
Matematikë Fizikë
Fizikë
Shkenca Kompjuterike
Shkenca Kompjutacionale
Teknologji Informacioni
Informatikë
Inxhinieri Navale
Inxhinieri Mekanike
Navigacion
Navigacion dhe Peshkim Detar
Kimi
Biologji
Inxhinieri Elektrike
Administrim Biznesi
Menaxhim Turizmi
Ekonomiks
Financë
Kontabilitet
Marketing
Mësuesi për Arsimin Fillor
Mësuesi për Arsimin Parashkollor
Pedagogji e Specializuar
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Gjuhë Angleze
Gjuhë Italiane
Histori – Gjeografi
Drejtësi
Infermieri e Përgjithshme
Infermier Mami

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës
Administrim Biznesi
Menaxhim – Marketing
Shkenca Ekonomike
Financë -Kontabilitet
Bankë Financë
Menaxhim Hotel Restorant
Menaxhim Turizëm Kulturor
Menaxhim Turizëm Arkeologjik
Juridik
Shkenca Politike
Administrim Publik
Infermieri e Pergjithshme
Ndihmës Dentist (2-vjecar)
Menaxhim Ndërtimi (2-vjecar)
Menaxhim Transporti (2-vjecar)
Asistent Ligjor (2-vjecar)
Asistent Administrativ (2-vjecar)
Teknologji Automobilash (2-vjecar)
Specialist Rrjet Kompjuterike (2-vjecar)
Informatikë Praktike (2-vjecar)
Gjuhë Angleze
Cikli i Ulët
Ekspert Procesi Formimi
Psikologji-Sociologji
Gjuhë Letërsi – Anglisht
Shkenca Kompjuterike
Sistemet e Informacionit
Teknologji Informacioni
Matematikë – Informatikë
Informatikë – Anglisht
Financë – Kontabilitet (Peshkopi)
Informatikë – Anglisht (Peshkopi)
Matematikë – Informatikë (Peshkopi)
Biokimi (Peshkopi)
Psikologji – Sociologji (Peshkopi)
Financë – Bankë (Peshkopi)
Gjuhë Letërsi – Anglisht (Peshkopi)
Menaxhim – Marketing (Peshkopi)
Administrim – Biznes (Peshkopi)
Infermieri e Përgjithshme (Peshkopi)
Matematikë – Fizikë (Peshkopi)
Menaxhim i Bankave (Anglisht)
Menaxhim Hoteleri Turizëm (Anglisht)
Menaxhim i SME (Anglisht) (Panorama / Lezha.eu)

3 Comments

  1. Renato Baci says:

    Mund te me ndihmoni me Info rreth deges: Inxhinieri Ekonomike, UPT?
    Flm!

  2. mariglen says:

    Inxhieri mekanike

  3. A mund te ndihmoni per degen e inxhineri mekanike

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress