Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Del Piero, leter lamtumire tifozeve te Juventusit

Del Piero, leter lamtumire tifozeve te Juventusit

Del Piero, leter lamtumire tifozeve te Juventusit

“Më shumë se 8 tituj kampion, më shumë se një ngjitje në Seria A, më shumë se një Kupë Italie (shpresojmë që të jenë 2)”.

Kështu nis letra e lamtumirës nga Juventusi, shkruar nga Alesandro Del Piero dhe e botuar në faqen e tij zyrtare në internet.

Del Piero, leter lamtumire tifozeve te Juventusit

Ajo u drejtohet të gjithë tifozëve të Juventusit ditën e ndeshjes së fundit të tij në kampionat me fanellën bardhezi.

“Më shumë se gjithçka, është ajo që më keni dhuruar ju në këto 19 vite.

Më shumë se çdo gjë tjetër, sot dua t’u them vetëm: FALEMINDERIT.

Jam i lumtur që keni qeshur, gëzuar, qarë, kënduar dhe bërtitur për mua dhe me mua. Keni bërë realitet ëndrrën time. Ju them FALEMINDERIT! Do të jem gjithmonë pranë jush. Alesandro.”

Legjenda juventine ka luajtur 704 ndeshje me fanellën bardhezi, duke shënuar 289 gola, i fundit pikërisht në ndeshjen e së dielës, që Juventusi e fitoi 3-1 ndaj Atalantës.

Ai ka fituar 8 tituj kampioni në Seria A, 1 Ligë Kampionesh, 1 Kupë Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Superkupë Europe dhe 1 Kupë Interkontinentale.

Këto janë trofetë e fituar në 19 vite karrierë të Juventusi për numri 10 të fanellës bardhezi. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress