Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Demonstrata, Aleks Nikaj po lufton me vdekjen

Demonstrata, Aleks Nikaj po lufton me vdekjen

Demonstrata, Aleks Nikaj po lufton me vdekjen

Aleks Nika, 36 vjeç nga Lezha vazhdon të luftoje me vdekjen. Një plumb që i ka hyre ne koke nga lart, nga pjesa e sipërme e ballit, i ka shkatërruar thuajse të gjitha funksionet jetike dhe ka ngecur në tru.

I shtruar që prej pasdites së të premtes në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ai mbahet në jetë me frymemarrje artificiale, pasi është në koma të thellë. Përpara derës së reanimacionit, kanë ardhur plot familjarë të djalit të vetëm të familjes së Nikajve nga Lezha. Babai i dy vajzave, njëra dy vjeçe dhe tjetra vetëm 3-javëshe, Aleksi është bashkuar me protestën e socialistëve të së premtes aty rreth orës 4 të pasdites dhe në momentin që e ka goditur plumbi ka qenë, bashkë me dy shokë të tij, po nga Lezha në trotuarin anash godinës së Kuvendit.

Demonstrata, Aleks Nikaj po lufton me vdekjen

Dritan Suli, kushëriri i Aleksit, në një intervistë për “Gazeten Shqiptare” thotë se nga ajo që ka parë në pamjet e treguara nga skaneri, plumbi që ka qëlluar Aleksin është snajper. Ne duam të dimë se kush e qëlloi Aleksin dhe përse, pyet ai, ndërkohë me të janë edhe dy motrat e Aleksit, por ato e kanë të vështirë të flasin pasi i ka zënë vaji.

Mjeket reanimator Fitim Marku dhe Ervin Sulaj, të cilët kanë nën mbikëqyrje Aleks Nikaj gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë dhe ai rron vetëm falë frymëmarrjes artificiale. “Aleksi ndodhet në terapi intensive dhe është në komë të thellë, ai mbahet me frymëmarrje artificiale. Sa i përket plumbit nuk ia kemi hequr pasi i ka prekur organe jetësore dhe ndërhyrja mund të jetë fatale. Të shikojmë më tej se si do të reagojë, por shpresat janë të pakta”, – kanë deklaruar dy mjekët të cilët e asistojnë në çdo moment Aleksin. Sa i përket llojit të plumbit ata thonë se nuk mund të japin një mendim për këtë gjë, pasi ata janë specialistë për shëndetin e të sëmurëve, dhe lloji i plumbit përcaktohet vetëm nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ne demonstraten me 21 Janar, humben jeten nga plumbat 3 demonstrues. Hekuran Deda, 45 vjeç nga Dibra ka humbur jetën si pasojë e një plumbi të marrë në kokë në një kohë që ndodhej 10-20 metra larg godinës së kryeministrisë. Pamjet filmike faktojnë se në momentin që ai ka humbur jetën nuk ka qenë duke kryer ndonjë akt të dhunshëm.

Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra, u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks, rreth 3-5 metra larg portës hyrëse në kryeministri, në një moment kur ai qëndronte i qetë, nuk ishte duke kryer asnjë akt të dhunshëm dhe nuk mbante në dorë asnjë mjet të rrezikshëm. Disa metra larg kryeministrisë humbi jetën dhe shtetasi, Faik Myrto, 50 vjeç nga Fieri, i vrarë me një plumb në shpatull. Pikërisht për këto arsye, mendohet të kenë detyruar Prokurorinë e Tiranës të firmoste dje urdhër-arrestet për 6 drejtuesit e Gardes së Republikes. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress