Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Demonstruesi Aleks Nika del nga koma

Demonstruesi Aleks Nika del nga koma

Demonstruesi Aleks Nika del nga koma

Aleks Nika, nga Lezha, del nga gjendja e komes në spitalin turk. Aleks Nika, i cili kishte marre nje plumb ne koke në protestat e 21 janarit, ka dalë nga gjendja e komës, në spitalin turk në Turqi.

Ai vazhdon të kurohet, pasi një periudhe të gjatë në koma. Sipas burimeve familjare të plagosurit Nika ka hapur sytë dëgjon dhe ka nisur të reagojë, duke dhënë kështu edhe shpresa për kurimin e tij.

Demonstruesi Aleks Nika del nga koma

Nika babai i dy fëmijëve të mitur, para një jave i dërguar në një spital turk në Turqi, në gjendje kome, ndërsa po luftonte me vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Në demonstratat 21 janarit mbeten tre të vdekur dhe shumë të plagosur, por gjendja shëndetësore e Nikës ka qenë më e rënda nga të plagosurit. Pas disa javë qëndrimi në spitalin Ushtarak, mjekët vendosën ta dërgonin menjëherë për mjekim në Turqi. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress