Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Deputetet shqiptar me diplome juridiku te Kristali

Deputetet shqiptar me diplome juridiku te Kristali

Deputetet shqiptar me diplome juridiku te Kristali

Skandali i diplomimit të djalit të Umberto Bossi-t në universitetin “Kristal” pa qenë asnjë ditë në Shqipëri, është shoqëruar me një hetim nga Prokuroria dhe hetim administrativ nga Ministria e Arsimit.

Renzo Bossi disponon një diplomë shqiptare. Ndërkohë, pas një kërkimi në faqen zyrtare të Parlamentit, rezulton se 5 deputetë, dy të Partisë Socialiste dhe tre të Partisë Demokratike, janë diplomuar pranë universitetit “Kristal” në degën e Drejtësisë.

Deputetet shqiptar me diplome juridiku te Kristali

Deputetët kanë të shkruar në jetëshkrimet e tyre se dega e Juridikut ka qenë preferencë e dytë e tyre, por në to nuk evidentohet qartë periudha kohore kur i kanë kryer këto studime. Konkretisht, në jetëshkrimet e vendosura në uebin e Parlamentit, rezulton se deputetët Artan Gaçi, Rrahim Çota, Ndue Paluca, Bedri Hoxha dhe Skënder Hasa janë diplomuar në Juridik.

Demokrati Rrahim Çota, në CV-në e tij shkruan se: “Shtator 1979-gusht 1983: Universiteti Bujqësor Tiranë, dega Inxhinieri Bujqësore. Janar 2000-janar 2002: master në Menaxhim Biznesi. Tetor 2002-janar 2006: universiteti ‘Leibniz University’, Insitute of Arts and Science at Santa Fe, State of New Mexico, United States of America, mbrojtja e titullit master në Menaxhim Biznesi”. Ndërkohë, në këtë jetëshkrim thuhet se po në vitin 2006 është diplomuar pranë universitetit “Kristal”, në degën Juridik.

Po ashtu, një diskordancë kohore në kurrikulumin e tij paraqet dhe deputeti i PS-së, Skënder Hasa, sipas të cilit diplomimi në degën e Juridikut është kryer në 2 vite, dhe jo në tre që e kërkon sistemi arsimor i lartë. “1987-1991: Akademia Ushtarake ‘Skënderbej’, Tiranë. 2005-2007: Fakulteti Juridik, universiteti ‘Kristal’, thuhet në CV-në e deputetit të PS-së Skënder Hasa.

Ndërkaq, deputeti Bedri Hoxha rezulton të jetë diplomuar në vitin 2009 në universitetin “Kristal”, duke marrë titullin e juristit. Ndërsa në CV-në e deputetit të PS-së, Artan Gaçi, nuk ofrohet afati kohor se kur e ka nisur ciklin e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë. Gaçi ka mbaruar, sipas CV-së: Institutin e Lartë të Arteve (dega Skulpturë) dhe është diplomuar në Drejtësi, në universitetin “Kristal”.

Deputeti i PD-së, Ndue Paluca, pasi ishte diplomuar ne Universitetin Bujqësor në Kamzë, në vitin 2005-2008 ka marrë diplomën e juristit në universitetin “Kristal”.  (Panorama / Lezha.eu)

Lista e deputetëve
Artan Gaçi – PS
Skënder Hasa – PS
Ndue Paluca – PD
Bedri Hoxha – PD
Rrahim Çota – PD

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress