Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Deputeti i Lezhes Gjovalin Kadeli iken nga PD shkon tek LSI

Deputeti i Lezhes Gjovalin Kadeli iken nga PD shkon tek LSI

Deputeti i Lezhes Gjovalin Kadeli iken nga PD shkon tek LSI

Deputeti Gjovalin Kadeli ish kryetar i Partise Socialiste ne Lezhe, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit iu bashkua Partisë Demokratike, do t’i bashkohet se fundmi Levizjes Socialiste per Integrim.

Gjovalin Kadeli ka qene deputet i Partise Soialiste ne legjislaturen e kaluar, por iu mbyllen dyert sic pretendon ai per te qene pjese e e kesaj force duke kandiduar ne zgjedhjet e 23 qershortit per Partine Demokratike.

Deputeti i Lezhes Gjovalin Kadeli iken nga PD shkon tek LSI

“Unë kam vendosur që të largohem nga PD, nga grupi parlamentar i PD për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI. Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam pas kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipit të tij, por zoti Meta u vonua në përgjgje pasi kalkulonte numërikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e Kolegjit Zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha” – është shprehur Kadelli gjatë një interviste për Ora News.

Gjovalin Kadeli është zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës. Maxhoranca qeverisëse tashmë shkon në 85 vota në Kuvendin e Shqiperise. Levizja Socialiste per Integrim eshte shprehur se nuk ka ende nje kerkese zyrtare nga ana e deputetit Gjovalin Kadeli.

Nderkaq, ne nje reagim per News 24, menjehere pas deklarates se Kadelit, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka eshte shprehur se neser do te kete nje reagim per situaten e krijuar. / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress