Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Art & Kulture » Destinacionet turistike ne Shqiperi

destinacione turistike 300x200 Destinacionet turistike ne Shqiperi

Destinacionet turistike ne Shqiperi

Kete vit njerëzit në mbarë globin kane zgjedhur si destinacion turistik Shqiperine pervec atyre destinacioneve tradicionale. Shqiperia eshte nje destinacion që po lulëzon në sytë e turistëve ndërkombëtarë.

Organizata britanike Helium e konsideruar si tryeza më e madhe elektronike e gazetarëve, shkrimtarëve dhe agjentëve turistikë dhe të pasurive të paluajtshme, shkruan se Shqipëria ofron male, lumenj, bregdet të jashtëzakonshem dhe ambiente të rehatshme për vizitorët e huaj.

Shiko destinacionet turistike ne Shqiperi

Shqipëria apelon veçanërisht ata udhëtarë të pavarur që duan të eksplorojnë një vend, që ndonëse nuk është futur akoma në epokën e modernes, përbën një gur të çmuar. Edhe ata që kërkojnë një paketë turistike me çmime të ulëta kanë avantazhin të pushojnë më së miri në Shqipëri. Hotele luksoze po lulëzojnë në zonat bregdetare për të akomoduar turistët e shumtë që tani ka arritur në mbi 3 milionë në vit.

Vendet më të preferuara ne Shqiperi, të cilat janë vlerësuar shumë nga turistët e huaj që tashmë e kanë rivizituar Shqipërinë janë Saranda, Vlora, Shengjini, Tirana, Durres, Velipoja. Një gjë është e sigurt eshte se nëse Shqipëria do te bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian, popullariteti i saj si një vend i bukur dhe i lirë turistik do të rritet duke ua kaluar edhe destinacioneve më të mira të Europës.

Përveç turizmit destinacionet turistike ne Shqiperi, ofron shumë lehtësira dhe mundësi të arta edhe në fushën e investimeve, sidomos në pasuritë e paluajtshme. Për organizatën britanike, Helium, Shqipëria është destinacioni i preferuar i rradhës i investitorëve, sepse Shqipëria është një vend ku përveç se ka një bregdet të mrekullueshëm, çmimet janë të përballueshme, dy faktorë këto që kapin gjithmonë interesin e investitorëve dhe ndërtuesve.

Investitorët e huaj inkurajohen të zgjedhin Sarandën, Durrësin, Vlorën, Shengjinin, dhe Tiranën për të përfituar nga zhvillimi i shpejtë në këto qytete.

Për më tepër investimi në këto zona mund të rezultojë në një përfitim afatgjatë për të gjithë. Mesazhi për investitorët e huaj është i qartë. Shkoni në Shqipëri. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress