Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Art & Kulture » Diaspora shqiptare ne Amerike

diaspora shqipe 150x150 Diaspora shqiptare ne Amerike

Diaspora shqiptare ne Amerike

Diaspora Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ne mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet është kujtuar veprimtaria e kolonive shqiptare në Ameriken e Veriut, por edhe më gjërë, me anë të një ekspozite me dokumenta dhe fotografi të kohës.

Ekspozita është organizuar per emigrantet shqiptare ne amerike edhe për të përkujtuar një prej shoqërive shqiptare më në zë, shoqërinë “Vatra”, e cila u krijua në 28 Prill të vitit 1912 në SHBA dhe ka patur ndër themeluesit e saj disa prej figurave më të ndritura të kombit, si Faik Konica dhe Fan Noli.

Diaspora shqiptare ne Amerike

“Është shumë interesante sepse këta shqiptare qe kane emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, menduan gjithmonë për atdheun e tyre.

E kishin lënë shumë larg dhe dhanë gjithcka, ishin gati të jepnin edhe jetën dhe nuk kërkuan asgjë nga ky vend”, tha në fjalën e rastit Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit.

Fotografitë dhe shkresat e paraqitura, dokumentojnë veprimtarinë dhe përpjekjet e shqiptarëve të emigruar ne SHBA për vendin e tyre të origjinës dhe janë ekspozuar edhe në kuader të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress