Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Dita e Pavaresise 4 Korrik, Zoti e bekofte Ameriken

Dita e Pavaresise 4 Korrik, Zoti e bekofte Ameriken

Dita e Pavaresise 4 Korrik, Zoti e bekofte Ameriken

Shqiperia dhe Kosova festuan me mirënjohje për miqësinë e përjetshme 4 korrikun diten e Pavarësise se Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Festojmë bashkërisht suksesin tonë të përbashkët në Shqiperi dhe Kosove dhe miqësinë e përjetshme”, tha sonte Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në ceremoninë e Dites se Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, organizuar nga Ambasada Amerikane ne Prishtine.

Dita e Pavaresise 4 Korrik, Zoti e bekofte Ameriken

“Sot ju bashkohemi qindra milionë amerikanëve, qytetarëve të botës së lirë, që po kremtojnë 236 vjetorin e pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, tokës së mundësive të mëdha”, u shpreh ajo.

Presidentja Jahjaga theksoi se “qytetarët e Kosovës, të cilët në momentet e tyre më të vështira të historisë, atëherë kur edhe qenia e tyre ishte vënë në pikëpyetje, patën pranë Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe përkushtimin e popullit amerikan, për t’i shpëtuar dhe për t’i ndihmuar të gjejnë paqen”.

Duke iu drejtuar ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, Presidentja Jahjaga, tha “të festojmë bashkërisht suksesin tonë të përbashkët në Kosovë dhe miqësinë e përjetshme duke thene Zoti e bekofte Ameriken”.

“Më lejoni që në emër të qytetarëve të Kosovës t’iu shpreh admirimin për suksesin e ndërtimit të një shteti shembull në botë. Të festojmë bashkërisht suksesin tonë të përbashkët në Kosovë dhe miqësinë e përjetshme.

Amerika është një vend që unë dhe qytetarët e Kosovës do ta kemi gjithmonë shumë, shumë për zemër. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekofte Ameriken dhe miqësinë mes dy vendeve tona!”, ka thënë ndër të tjera presidentja. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress