Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Elisa Spiropali braktis mbledhjen e Asamblese, Erion Veliaj manipuloi listat

Elisa Spiropali braktis mbledhjen e Asamblese, Erion Veliaj manipuloi listat

Elisa Spiropali braktis mbledhjen e Asamblese, Erion Veliaj manipuloi listat

Mbledhja e Asamblese ka filluar me tensione pasi Kryetarja e rizgjedhur e FRESSH-it Elisa spiropali braktisi mbledhjen e pare te Asamblese Kombetare te ketij forumi.

Kryetarja e zgjedhur akuzon Sekretarin e PS Erion Veliaj për manipulime ne listen e e votuesve.

Shkak për këtë largim ishte lista e re e përgatitur nga Erion Veliaj Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, për të cilin Elisa Spiropali ka kërkuar verifikim.

Elisa Spiropali braktis mbledhjen e Asamblese, Erion Veliaj manipuloi listat

Dje në orën 18:00, kur ishte caktuar nisja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Elisa Spiropali ka vërejtur se në sallë kishte persona që nuk ishin fare të zgjedhur. Ajo ka kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Asamblesë, ndërkohë që sipas saj, kjo listë është përgatitur nga Erion Veliaj. Në këto kushte, Spiropali ka braktisur mbledhjen bashkë me rreth 20 përkrahës të saj, duke pezulluar për rreth një orë Asamblenë.

E pyetur nga “Panorama”, Elisa Spiropali tha se “ishin hequr nga lista e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve të rretheve, dhe në vend të tyre ishin vendosur emra të tjerë. Lista ishte bërë nga sekretari i Kryesisë së PS për rininë, Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali FRESSH është një forum që vepron në mënyrë të pavarur. Në këto kushte, për çështje procedurale unë dola nga salla dhe kërkova verifikimin e listës së anëtarëve”, tha Spiropali. E pyetur nëse do ta njohë kryetarin e zgjedhur të Asamblesë,

Kryetarja Elisa Spiropali jashte mbledhjes

Spiropali tha: “Sot nuk është votuar. Ne do të bëjmë votimin për drejtuesit e Asamblesë, siç jemi zgjedhur të gjithë përmes votës. Në mbledhje mungoi kryetarja Elisa Spiropali e FRESSH”.

Në kongresin e një jave më parë u vendos që anëtarë të Asamblesë së FRESSH-it do të jenë kryetarët e FRESSH-it në rrethe, nënkryetarët në ato rrethe ku është votuar dhe humbësi është emëruar nënkryetar.

Debati
Edhe pse ndërhyrjet dhe negociatat kanë qenë të shumta mes Veliajt, Ramës dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që e kishin braktisur mbledhjen, Spiropali nuk u kthye në sallë. Mbledhja nisi me një orë vonesë, ndërkohë që brenda pak minutave, me dyer të mbyllura për mediat, anëtarët e Asamblesë kanë zgjedhur mes duartrokitjesh kryetarin e Asamblesë, Erind Bejkon, si dhe dy nënkryetarë. Ndërkohë që Spiropali dhe mbështetësit e saj kishin “pushtuar” bar-restorantin “Austria” pranë selisë rozë pas largimit të tyre nga mbledhja e Asamblesë.

Nuk vonoi që në restorantin “Austria” të mbërrinte dhe Edi Rama, i cili kërkoi menjëherë të takohej me kryetaren e sapozgjedhur të FRESSH-it. Po dje, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka takuar në Teatrin Kombëtar Spiropalin, pas zgjedhjes së saj në krye të Forumit Rinor dhe e uroi për detyrën e re. Takimi u bë pas fjalës së ambasadorit në përurimin e nismës qytetare, “Vepro tani!”. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress