Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Elvana Gjata me bikini si Angela Martini

Elvana Gjata me bikini si Angela Martini

Elvana Gjata me bikini si Angela Martini

Këngëtarja seksi që tashmë është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, ku është shfaqur dhe po shfaqet në një formë të përkryer fizike.

Elvana Gjata ka provokuar këto ditë me disa foto të reja mjaft sensuale, ku mban veshur vetëm bikini.

Elvana Gjata me bikini si Angela Martini

Nëse i hidhni një sy të shpejtë (ose jo) galerisë së fotove më të fundit të Elvana Gjatës, nuk do të gjeni dallim mes saj dhe një modeleje, aq më tepër tani, që për hir të “Dancing with the stars”, Elvana Gjata ka hequr shumë kilogramë.

Këto foto të nxehta janë komentuar shumë këto ditët e fundit në rrjetet sociale ku kanë qarkulluar, madje nuk kanë munguar krahasimet mes Elvana Gjata dhe Angela Martinit, një modele e njohur për fotot me bikini.

Mund të themi me plot gojën që Elvana e konkurron Angela-n, ndoshta jo për gjatësinë, por për sjelljen para aparatit fotografik, sensualitetin dhe linjat trupore, po, kjo është e qartë.

Mendoni se çfarë mund të bëjë deri në fund të “Dancing with the stars” Elvana Gjata kengetarja seksi, pasi duket që ky spektakël, veç të tjerash paska edhe efektin e heqjes së kompleksitetit para kamerave dhe aparateve fotografikë. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress