Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Elvana Gjata fiton Dancing with the Stars Albania 2012

Elvana Gjata fiton Dancing with the Stars Albania 2012

Elvana Gjata fiton Dancing with the Stars Albania 2012

Elvana Gjata fiton Dancing with the Stars Albania 2012, edicionin e trete te spektaklit. Elvana Gjata eshte paaqitur e bukur dhe terheqese me plot energji gjate performances se saj  spanjolle.

Gara e kërcimit u finalizua te enjten, ne një mbrëmje te magjishme, plot emocione e surpriza, ku yjet performuan si kurrë me pare.

Elvana Gjata fiton Dancing with the Stars Albania 2012

Kombinimi i votave te publikut dhe jurisë nxori fituese Elvana Gjata, teksa ajo u përball me konkurrentin tjetër finalist, Vedat Ademin.

Te dy këngëtaret qe veshën petkun e balerinëve ne këtë produksion, sfiduan njeri-tjetrin ne raundin e fundit te spektaklit me nga tre kërcime, te cilat u zgjodhën nga vete ata.

Por mbrëmja finale e “Dancing with the Stars Albania 3”, nisi me 6 konkurrente finaliste duke u ndare ne tre etapa. Ne te paren yjet kërcyen nen ritmet e disa prej këngëve te tyre hit, te performuara nga “Erik Band” live, e pas kësaj nga gara u larguan Xhani Shqerra dhe Foto Strakosha.

Shiko Video Dancing with the Stars Albania 2012 Online.

Katër personazhet e mbetur zgjodhën te prezantoheshin me një nga kërcimet e tyre me te mira gjate 12 puntatave te këtij edicioni, çka rezultoi pa fat për Ornela Bregun dhe Zhakun, duke çuar ne etapën e fundit Elvana Gjata fituesja dhe Vedatit.

Por çmimi i madh, i cili, përveç trofeut moral, shpërbleu edhe me një apartament luksoz Elvana Gjaten, nuk ishte i vetmi vlerësim ne këtë finale. Platforma “Vizion Plus Tv” zgjodhi konkurrentin e saj te preferuar ne këtë edicion, e cila ishte Adelina Tahiri, si dhe dhuroi për 6 finalistet aparatet me te reja te platformës bashke me abonim ne këtë pakete.

Numrat speciale te koreografisë apo klipet nostalgjike për yjet ne gare ishin pjese e surprizave te finales, se cilës i mungoi këtë mbrëmje Ami. (Lezha.eu)

Video Performanca finales se Elvana Gjates ne Dancing with the Stars Albania online

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress