Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Elvana sjell monodramën “Hotline”

Elvana sjell monodramën “Hotline”

Elvana sjell monodramën “Hotline”

Gjithkush po të ishte në vendin e Elvanës nuk do kishte kërkuar më shumë. Një karrierë si këngëtare me një kurbë në ngritje marramendëse, një publik që e do pa fund, çmime në kompeticione dhe një agjendë plot me koncerte.

Por duket se e gjitha kjo nuk i ka mjaftuar vajzës 24-vjeçare, e cila u zbulua shtatë vite më parë në programin “Ethet”. Edhe pse rrugën e muzikës e nisi me shumë qejf, i çuditshëm ishte fakti se Elvana Gjata nuk zgjodhi të studiojë në shkollë të lartë për kanto, por për regji.

Elvana sjell monodramën “Hotline”

Në intervista të ndryshme, këngëtarja nuk fliste pothuajse fare për këtë pjesë të jetës së saj dhe të krijohej ideja sikur ajo po bënte një shkollë të lartë thjesht sa për të pasur një diplomë në xhep. Por pak javë më parë erdhi surpriza.

Momentin e mbrojtjes së diplomës, ajo vendosi që të mos e kalojë ashtu si një provim i rëndomtë skolastik, por të bëjë diçka që të bjerë në sy, që të lërë gjurmë te spektatori, jo vetëm te profesorët. Dhe së bashku me miken dhe kolegen e saj, Jonida Vokshi, vendosën që të vënë në skenë monodramën “Hotline” të dramaturgut Angelo Longoni. Si aktore zgjodhën Valbona Imamin, duke sjellë kështu një vepër e cila me titullin e saj “Hotline” të parapërgatiste për të parë diçka erotike, por që në fakt fundi rezervon tjetër surprizë.

Pjesa e vënë në skenë dhe e realizuar me shumë mjeshtri nga aktorja dhe nga dy regjisoret e reja, u prit shumë mirë dhe mbrëmë u shfaq edhe në një nga kanalet e Digitalb. E pyetur për këtë risi në karrierën e saj, Elvana na thotë: “Është e vërtetë që në fillim regjia nuk ishte në planet e mia, por mbas vënies në skenë të kësaj pjese, më ka lindur dëshira e madhe që të vazhdoj në këtë fushë. Dhe në shtator kam menduar të vë në skenë një tjetër pjesë ku dëshiroj të luaj edhe vetë. Nuk e dija se regjia do të intrigonte kaq shumë.

Duke qenë e lidhur fort mbas muzikën, as nuk e imagjinoja se tek unë mund të kishte vend për një tjetër dashuri profesionale” përfundon ajo. Ndërkohë, për sa i përket planeve në muzikë, këngëtarja është duke përgatitur dy këngë të reja të realizuara nga Flori Mumajesi, si dhe dy klipe të reja të cilat janë në fazat përfundimtare. (Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress