Elvis Pupa, aktori që u bë i famshëm për publikun shqiptar me personazhet e tij në ‘Portokalli’, foli rreth filmit të tij të parë dhe për jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
32-vjeçari theksoi se zgjodhi Avdiun si personazhin e filmit Legjenda e fundit pas një sondazhi të bërë në Facebook me fansat e tij.
Elvis Pupa, filmi Legjenda e fundit
“Unë kam bërë një sondazh në Facebook për personazhet e mi. Pyeta se kë doni të jetë pjesë e këtij produksioni dhe shumica zgjodhi Avdiun”, u shpreh Pupa në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.
“Nuk është e vërtetë që jam frymëzuar tek filmi “Borat” për filmin tim. “Borat” merret me sistemin dhe ironizon stilin e jetesës, ndërsa filmi im është një historia e një emigranti që përballet me një realitet ku mundohet të përshtatet”, shpjegon aktori.
Më tej, Pupa foli për kastin e filmit të tij të parë: “Personazhet e filmit nuk janë aktorë profesionistë, por të instruktuar. Njerëzit atje janë të çiltër. Edhe pse nuk mund të interpretojnë personazhe të caktuara, veten e tyre e luajnë mirë në film.”
Duke folur rreth jetës së tij private, Elvis Pupa ne filmin Legjenda e fundit zbuloi se ka ndërmend që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KLIKO KETU DHE SHIKO FILMIN LEGJENDA E FUNDIT ELVIS PUPA ONLINE
“Jetoj në Michigan dhe në Amerikë do të rris familjen time. Atje si çdo emigrant nuk e ndjen dallimin racial apo diskriminimin. Jam munduar të ambjentohem pa lënë pas dore profesionin. Elvis Pupa, filmi Legjenda e fundit, në Amerikë mund t’i bësh të gjitha po e ndave mirë kohën. Ishte e vështirë, por atje mund të punosh i qetë, pa stres. Bashkëshortja ime Belina është një mbështetje shumë e mirë për mua sepse më jep qetësi në aspektin familjar dhe jo vetëm. Më ka ndihmuar shumë edhe me njohjet për filmin, kontratat etj.”, theksoi Pupa.



por si ka mundesi qe nuk ka asnje sito shqipetar qe te shkarkosh filmin legjenda e fundit dhe ne kinema ka dal jo se ska dal nese ka ndonje sito ku mund ta shkarkoj a mund te me degoni nje ,esazh flm per mirkuptimin klm.
A ka ndnje link per te shikuar filmin plss pergjgjuni
Linket i keni ne fund te artikullit si per ta shikuar direkt nga Webi po ashtu dhe per ta shkarkuar. flm
You know when the boy goes inside the limo and put music on what is that music called???????????