Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Ervini nis aventuren me Nocen

Ervini nis aventuren me Nocen

Ervini nis aventuren me Nocen

Ndoshta nuk do t’i kishit imagjinuar të dy në një lidhje dashurie, Ervin Sinjarin e BB4 dhe Najada Konomin, e njohur si Noçja e BB1.

Më shumë se sa për protagonizmin e tyre në këtë “reality show”, ata morën famë për lidhjet e tyre të krijuara brenda shtëpisë së vëzhguar, dhe që i vazhduan pas daljes nga loja.

Ervini nis aventuren me Nocen

Por çfarë i lidh ata të dy tashmë, që edhe pse e fshehin disi, ndoshta e vuajnë nga pak përfundimin e lidhjeve të tyre, Noçja me Olsi Mingomataj dhe Ervini me Ermela Mezuraj, fituesen e “Big Brother 4”. U desh prania e dyve në një panel të përbashkët që të takoheshin për herë të parë me njëri-tjetrin, të shkëmbenin numrat e telefonit dhe të nisin një lidhje ndoshta interesante, duke pasur parasysh faktin që janë të dy tipa aventurierë.

Vetëm dy javë më parë, ndërsa Noçja ishte ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”, ku diskutohej për lidhjet dhe ndarjet më të bujshme VIP, u duk se ajo së bashku me Ervinin, kishte ndihmuar në kurthin që iu bë Ermelës për t’i sjellë Ervinin në studio, ndërkohë që ata ishin ndarë. Në karrigen e Noçes u ul Ervini, për të vazhduar me përballjen dhe batutat e tij me Ermelën.

Pas kësaj shfaqjeje televizive, ku Ervini ishte ftuar të fliste për ndarjen nga Ermela, dhe Noçja për ndarjen nga Olsi, ata të dy fotografohen në intimitet bashkë, pikërisht një natë të vonë para pak ditësh në club-in “Tokio” në zonën e ish-Bllokut, që menaxhohet nga Olsi. Ervini, i cili e ka mik Olsin, është frekuentues i rregullt i këtij lokali, dhe nuk ka ngurruar që t’ia bëjë ftesën pikërisht atje Noçes për të pirë diçka, e cila nga ana e saj, thjesht i ka dhënë një përshëndetje nga larg ish të dashurit të saj, Olsit. Siç e shihni dhe në foto, ata e kanë shijuar darkën në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa janë në fillim të njohjes së tyre dhe mbase të krijimit të një lidhjeje.

Ata këto ditë janë parë shumë shpesh në Tiranë, ndërsa konsumojnë kafet e mëngjesit bashkë apo argëtime pasditeve. Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother 1, Najada Konomi, e njohur sidomos për tatutë e saj, madje edhe atë në gjoks, në fillim të këtij viti u përfol për një lidhje të re me një djalë të quajtur Ardi.

Najada, në aventurën e saj në “Big Brother” kishte bërë puthjen e parë në ekran me Olsin, me të cilin krijoi një lidhje, që vazhdoi për një kohë të gjatë me ndarje e bashkime. Nuk e dimë se si do të përshtatet me Ervinin, i cili pas ndarjes nga Ermela ka dalë me disa vajza, por që me asnjërën nuk arriti të krijojë dot lidhje të qëndrueshme, për shkak edhe të jetës së tij në lëvizje mes Londrës e Tiranës. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress