Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » “Euro 2016” Kombetarja luan ne “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan

"Euro 2016" Kombetarja luan ne "Ruzhdi Bizhuta" Elbasan

“Euro 2016” Kombetarja luan ne “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan

Kombetarja shqiptare do te luaj ne stadiumin e Elbasanit ne “Ruzhdi Bizhuta” per kualifikimin e kampionatit evropian te futbollit Euro 2016.

Kombëtarja shqiptare do te luaj ndeshjet e futbollit Euro 2016 kualifikuese në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Lajmi eshte dhene nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Euro 2016” Kombetarja luan ne “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan

Mësohet se mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare është gjetur një akord, i cili konsiston në rikonstruksionin e këtij impianti, me qëllim sjelljen në kushtet e pranuara nga FIFA dhe UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Por duhet thënë se ndryshe nga sa kishte pohuar më parë presidenti i federatës, Armand Duka, i cili kishte kërkuar që investimi si në Elbasan apo edhe në Shkodër të bëhej në bashkëpunim edhe me shtetin shqiptar, rikonstruksionin e “Ruzhdi Bizhuta”-s do ta bëjë e vetme federata. Kjo pasi mes kësaj të fundit dhe qeverisë shqiptare është arritur një akord, i cili rregullon në njëfarë mënyre jo vetëm zgjedhjen e përkohshme të një shtëpie të re për Kombëtaren, por edhe atë të rindërtimit të stadiumit të ri në kryeqytet.

Mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare është rënë dakord që federata të investojë e vetme në Elbasan, teksa nga ana tjetër do të ketë “dorë të lirë” në rindërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Kjo do të thotë që, paratë që qeveria shqiptare do ishte e detyruar t’i jepte në mënyrë urgjente për rikonstruksionin e “Ruzhdi Bizhuta”-s do të akumulohen te “Qemal Stafa”.

Kështu federata, me një llogari të thjeshtë, të paktën nisur nga sa është deklaruar gjatë kësaj kohe, do të investojë 1.5 milionë euro në Elbasan në mënyrë që impianti i këtij qyteti të kthehet në kushtet e pranuara nga FIFA dhe UEFA.

KLIKO KETU DHE SHIKO 30 KANALE SPORTIVE LIVE NE HD

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare do të jetë bashkëpunuese në fillimin e rindërtimit të stadiumit “Qemal Stafa”, duke filluar më së pari me dhënien e lejes së ndërtimit. Sipas asaj që është konfirmuar edhe më parë nga federata këtë muaj, pritet që të zgjidhet edhe kompania që do të ndërtojë stadiumin e ri. Federata ka 75 % në shoqërinë aksionare të ngritur posaçërisht për stadiumin e ri, ndërsa qeveria shqiptare 25 %. Në të do të investojë federata, FIFA, UEFA, qeveria shqiptare, por edhe biznesi i interesuar. Punimet pritet të nisin këtë pranverë dhe të përfundojnë në vitin 2016. / Panorama / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2014 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress