Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Eurovision ne Oslo, fituese kenga gjermane

Perfundon Eurovision ne Oslo, fituese kenga nga Gjermania

Perfundon Eurovision ne Oslo, fituese kenga nga Gjermania

Sapo ka përfunduar festivali i përvitshëm i Eurovision i këngës europiane. Fituese u shpall kënga Satellite e këngëtares Lena Meyer-Landrut.

Lena Landrut u përzgjodh si përfaqësuese e Gjermanisë në Euroviozion pas një konkursi këngatarësh amatorë të organizuar nga Kanali ProSieben. Lena ra në sy në konkursin “Unsere Star für Oslo” sidomos për prezencën e saj në skenë, megjithëse disa nga konkurrentët e tjerë ishin shumë më të vlerësuar për sa i përket zërit dhe aftësive muzikore.

Eurovision ne Oslo, fituese kenga gjermane

Shqipëria u prezantua denjësisht në Eurovizion me Këngën e Juliana Pashës – It’s all about you.
Nga ana tjetër, i papritur dhe padyshim i papajtueshëm me opinionin publik ishte votimi i Jurisë shqiptare për këngën tepër të dobët të Greqisë me pikët maksimale. Duke pasur parasysh që 50% e votimit vijnë nga callcenter dhe televotuesit, na ngelet vetëm të pyesim mbi etikën morale e profesionale të vlerësimit të Jurisë Shqiptare që është përgjegjëse për 50% tjetër të votimit.

Juria Shqiptare votoi pikë:
1 Suedinë
2.Francën
3. Gjermaninë
4. Azerbaixhan
5.Bosnia – Hercegovinën
6. Islandën
7. Norvegjinë
8. Britaninë e Madhe
10. Turqinë
12. Greqinë

Shqipëria u vlerësua nga disa shtete si Kroacia, Hungaria, Estonia etj, për tu vlerësuar është kontributi i Maqedonisë me pikët maksimale. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress