Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Fabian Duro, te luash me topin

Fabian Duro, te luash me topin

Fabian Duro, te luash me topin

Ndoshta kombëtarja jonë nuk e ka kapacitetin të luajë në Afrikën e Jugut por për herë të parë nje shqiptar do konkurrojë në këtë vend për të përfaqësuar Shqipërine në Kampionatin Botëror të Freestyle.

Ai është 21 vjec dhe quhet Fabian Duro. Freestyle konsiston në sa më shumë numra aerobikë me topin e futbollit. “Favorite për këtë eveniment janë Franca, Hungaria, Suedia, Norvegjia etj.

Fabian Duro, te luash me topin

Une kam luajtur futboll por një freestyle-r anglez më bëri të filloj këtë sport. Duhet bërë sa më shumë stërvitje, ta kesh pasion. Une bëj rreth 6 orë stërvitje në ditë”, shprehet Fabiani.

Ai shton se nisja për në Cape Town të Afrikës së Jugut bëhet në 22 prill dhe në fazën e parë marrin pjesë 60 konkurrentë. “Pas botërorit ndoshta mund të shkoj në Angli. Në Afrikën e Jugut marrin pjesë 60 shtete.

Për herë të parë u bë në vitin 2008 në Sao Paolo dhe kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë. Do bëj më të mirën time për të arritur sa më shumë”, përfundon 21 vjecari që do përfaqësojë Shqipërinë mes 60 shteteve të ndryshme. (Top Channel / Lezha.eu)

Foto Album

Fabian Duro Foto1

Fabian Duro Foto1

Fabian Duro Foto2

Fabian Duro Foto2

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress