Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Facebook alarm ndaj dhunimit te privatesise

Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë

Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg kishte planifikuar një festë madhështore për 26 vjetorin e lindjes, por kjo nuk ka ndodhur sepse ai është mbyllur në zyrat e tij në Kaliforni ku ka kaluar nga një mbledhje në tjetrën pas alarmit në rritje për dhunimin e privatesisë.

Një muaj më parë ai vendosi të publikonte të gjitha të dhënat personale të 400 milionë përdoruesve të Facebook, por kjo gjë nuk ka kaluar pa lënë gjurmë edhe tek amerikanët, të cilët janë më pak të ndjeshëm se europianët për cështjet e privatësisë.

Facebook alarm ndaj dhunimit te privatesise

Pas denoncimeve të shumta, ka ardhur edhe reagimi i autoriteteve. Zuckerberg nuk kënaqet më duke qënë një miliarder, por ai kërkon të ndjekë shembullin e drejtuesve të Google, për t’u vlerësuar shumë edhe nga përdoruesit e internetit.

Pikërisht në lidhje me privatësinë dhe rritjen e faqes gjatë 5 viteve të fundit, në vjeshtë do publikohet filmi i Kevin Spacey “The Social Network” që e trajton figurën e Mark si një student mashtrues me tendenca autizmi dhe i fiksuar pas seksit. Një gjeni që shkruan kodet bazë të rrjetit që do të krijonte, për t’i shpëtuar një zhgenjimi në dashuri.

Por më shumë se sulmet hollivudiane, Zuckerberg është shqetësuar për zhvillimet në Kongres për tutelën ndaj privatësisë, pasi një gjë të tillë ia kërkon edhe Europa. Ndërkohë revista “Wired Ryan Singel” e ka cilësuar Facebook si nje faqe që nuk respekton të drejtat e njerëzve.

Duke vijuar në të njëjtën linjë sulmesh, 4 studentë nga New York kanë mbledhur 150 mijë euro për të zhvilluar projektin “Diaspora”, i cili premton se përdoruesit do kenë të drejta të plota për të dhënat e tyre personale.

MoveOn.org, FacebookProtest.com e QuitFacebookDay.com kanë bërë thirrje që faqja të braktiset në masë. Për momentin Zuckerberg nuk heq dorë në lidhje me cështjen e privatësisë, por gjithësesi një zëdhënës i shpqërisë bën me dije se ky problem po diskutohet me kujdes. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress