Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Festat me kolektivin, cfare duhet te keni parasysh

Festat me kolektivin, cfare duhet te keni parasysh

Festat me kolektivin, cfare duhet te keni parasysh

Nëse punëdhënësi juaj dot ë organizojë një festë këtë vit, ndoshta mund të jetë diçka më modeste sesa vitet e kaluara.

“Festat nuk do të jenë shumë të mëdha këtë vit, por pak më intime”, shprehet Zhaklinë Uajtmor, autore e librit “Biznesi: Etika esenciale për të pasur sukses në punë”. Gjëra të vogla mund t’ju bashkojnë me kolegët, po aq sa edhe t’ju largojnë.

Kini parasysh disa gjëra në mënyrë që të mos thoni fjalët e gabuara tek njerëzit e duhur.

Festat me kolektivin, cfare duhet te keni parasysh

Çfarë s’duhet të bëni

Të sillni një mik të paftuar: festat e vogla nënkuptojnë se bashkëshortët dhe partnerët nuk janë të përfshirë në festime, edhe nëse kanë qenë më parë. “Nëse s’jeni i/e sigurt nëse duhet të sillni një mik, bëni mirë të pyesni”, shprehet Uajtmor. “Nëse nuk thuhet se mund të merrni dikë me vete, tregohuni të sjellshëm dhe respektoni kërkesën”

Abuzoni: “Një nga bezditë e mia është kur shoh njerëz që pinë shumë gjatë festave”, thotë Uajtmor. “Gjithsesi është një takim me kolegë të zyrës, kështu që duhet të vazhdoni të silleni në mënyrë profesionale. Nuk keni pse të jeni tema e bisedës mëngjesin e së hënës”. Gjitashtu, ajo thotë se nuk është mirë që të vihet në qendër të vëmendjes dikush duke pyetur të tjerët pse X-i nuk po konsumon alkool. “Jetojmë në një shoqëri të vetëdijshme për shëndetin e vet. Ndaj kjo është një zgjedhje personale”.

Bisedoni për punën: Diskutimet për punën duhet të jenë të shkurtra. “Nëse në bisedë do të përfshihen edhe bashkëshortët apo partnerët, ata as që do e kenë idenë për çfarë flitet dhe do të mërziten”, thotë Uajtmor. Kujtohuni gjithashtu se kjo është një kohë joproduktive. “Mos e mbysni një koleg me problemet tuaja. Lërini ato biseda për në zyrë”.

Thashetheme apo shaka pa kripë: Njerëzit në përgjithësi ndihen më të qetë në festat e punës dhe nëse kthejnë edhe ndonjë gotë, mund të thonë fjalë që ndoshta normalisht s’do t’i thonin. “Tregohuni të kujdesshëm për fjalët tuaja, përfshirë shakatë apo komentet. Jemi njerëz. Kemi dëshirë të kënaqemi, por kini parasysh se bëhet fjalë për një festë të kompanisë. Është ende një nivel profesionalizmi që duhet ta ruani”.

Ç’mund të bëni

Sillni një mik nëse mundeni: “Mendoj se është mirë të sillni një mik nëse mundeni”, thotë Uajtmor. “Një gjë e tillë i bën njerëzit të krijojnë një ide më të mirë lidhur me karakterin tuaj. Kolegët do të shohin një anë tjetër të jetës suaj dhe ju një tjetër anë të tyre”.

Njihni shefin tuaj dhe shefin e shefit tuaj: Përdorini festat zyrtare si një mundësi për të krijuar një afrimitet me drejtuesit e kompanisë me të cilët zakonisht nuk bashkëpunoni. “Nuk mund të takoheni gjithnjë me drejtuesit e lartë apo me partnerët, sepse ata janë shumë të zënë, por në një festë të tillë ata janë më të prirur për të biseduar”, shprehet Uajtmor. Ajo rekomandon prezantimin e vetvetes dhe pyetjet lidhur me interesat dhe pëlqimet. “Kjoë shtë një mundësi e veçantë të cilën duhet ta shfrytëzoni”.

Kini veshje të rregullt: “Një nga bezditë më të mëdha janë njerëzit me veshje provokuese në festat e punës”, thotë Uajtmor. “Pavarësisht se je në një festë, rrotull ke ende njerëzit e punës dhe kjo nuk është koha për t’u veshur me minifundin më të shkurtër tuajin apo për të nxjerrë në pah “hiret”. Vishni diçka që është më pak zyrtare, por sërish jo të tillë që do të vishnit në një lokal nate. “Mbani një qëndrim profesionist në mendjen kur zgjidhni veshjen tuaj”.

Jini të qetë dhe me humor: Ka plot gjëra për t’u shqetësuar në lajmet e ditës dhe gjithashtu edhe në kompaninë ku punoni. Mundohuni të largoni retë nga mendja juaj për gjithë mbrëmjen, duke përcjellë optimizëm. “Është e vështirë të qëndroni larg gjërave që janë çështje debati çdo ditë, por kjo mund të shkaktojë edhe pesimizëm te të pranishmit”. Përqendrohuni në ngjarjet pozitive dhe shpirtin e festave duke u përpjekur të evitoni prishjen e festës së kolegëve tuaj. (Shekulli / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress