Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Fillon audicioni i “The Voice of Albania 2012” sezoni i dyte

Fillon audicioni i "The Voice of Albania 2012" sezoni i dyte

Fillon audicioni i “The Voice of Albania 2012” sezoni i dyte

Fillon audicioni i “The Voice of Albania” per vitin 2012 i cili eshte celur ne Tirane. Mjaft të rinj u janë drejtuar studiove të provës me shpresën se nesër mund të jenë ata në skenë.

Të tjerë do të vazhdojnë të provojnë zërin edhe sot për të kaluar më pas në Prishtinë, Maqedoni e në të gjitha qytetet shqiptare. Modelet i kanë tashmë nga edicioni i shkuar.

Fillon audicioni i “The Voice of Albania 2012” sezoni i dyte

Katër finalistët, Rina, Marsela, Enrika dhe Lundrimi kanë tashmë aktivitetet e tyre dhe së shpejti do të nisen drejt Greqisë për të regjistruar këngën e tyre me “Universal Music”. Si fituese, Rina do të ketë një kontratë dyvjeçare. Por jo vetëm kaq. Finalistët, por jo vetëm, hodhën hapin e parë drejt karrierës muzikore. “

The Voice of Albania 2” rikthehet plot risi. Rezart Aga, autor i këtij spektakli talentesh, tregon se koha që do t’u jepet audicioneve është shumë më e gjerë se edicioni i shkuar. “Si risi absolute të këtij edicioni të dytë ne sjellim ‘summer training’, që do të realizohet në dy studio, një në Tiranë dhe një në Prishtinë për të mbuluar një hapësirë sa më të gjerë shqipfolëse, ndërkohë që në turin tonë të audicioneve këtë vit kemi përfshirë edhe Malin e Zi. Vendosëm të aplikojmë këtë fazë të trajnimit paraprak të konkurrentëve para se të shkojmë tek ‘audicionet e fshehta’, duke u nisur nga eksperienca e vjetshme ku shumë zëra të mirë nuk arritën të shpërfaqeshin, duke qenë se kishin zgjedhur këngën e gabuar dhe kjo e bënte të vështirë performancën e tyre. Pretendentët do të kenë mundësi të trajnohen falas në studio profesionale. Është gati një shkollë dhe një fat i madh për ata që do të munden të bëhen pjesë e saj”, thekson Rezart Aga.

The Voice of Albania” kërkon tashmë një tjetër standard. Konkurrentët i besojnë talentin, shikoni video te konkurrenteve, ndërsa publiku pret më të mirën. Përgjatë gjithë verës, Kamela Islamaj dhe Merland Kademi, të dy ndihmëstrajnerë të edicionit të shkuar, do të punojnë për të trajnuar ata që mendojnë se mund të jenë garues të fortë në skenën e “The Voice of Albania”. Si do të funksionojë kjo fazë? “Trajnimi do të zgjasë tre muajt e verës, por kjo nuk do të thotë se do të punohet gjatë gjithë kohës me çdo këngëtar. Kjo është në varësi të nevojës që ata kanë, dikush për 2-3 seanca, dikush një javë, dy apo tre.

Në këtë mënyrë, këngëtarët kanë më shumë mundësi për të performuar e për të mos ia lënë gjithçka audicionit. Do të ketë më shumë leksione, konkurrentët do të ndiqen hap pas hapi dhe kjo do t’i ndihmojë që të njohin veten e tyre, të përshtaten me orkestrën, e të provojnë”, thekson Kamela. Ajo e ka ende të freskët përvojën e edicionit të parë dhe beson se këtë herë konkurrentët do të jenë më të informuar dhe me ide më të qarta. Landi po ashtu është entuziast për këtë risi të “The Voice of Albania”. Ai sqaron me detaje se si do të ndihmohen konkurrentët që aspirojnë të jenë pjesë e “The Voice of Albania 2”. “E para gjë që ne do të ofrojmë është orientimi që do t’i bëhet secilit këngëtar, në mënyrë që ata të marrin këngën që u përshtatet më shumë. Vokali është specifik dhe të gjithë ne kemi specifikat tona. Kjo është ndihmesa e parë dhe shumë domethënëse, sepse të gjithë vijmë me një orientim të caktuar, sidomos nga familja apo nga miqtë, shokët, por këtu kuptojmë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Pas këtij momenti ne do të vendosim se në cilin drejtim ka nevojë të zhvillohet vokali i tyre dhe do të punojmë mbi të”, sqaron Landi. Në fakt zyra e “trajnimit” do të jetë gjithnjë e hapur edhe për ata që nuk kanë mundur të kryejnë audicionet. Melsi Qirici, kryeredaktore e “The Voice of Albania”, tregon se atyre do t’u jepet mundësi të testohen live në këto zyra në Tiranë dhe Prishtinë. Nga ana tjetër, mënyra e aplikimit është e larmishme. Mund të vazhdohet të aplikohet online, por mund të aplikohet edhe përmes kompjuterit të shtëpisë. Autori Rezart Aga sqaron se edhe vitin e kaluar ata e kanë përdorur këtë mënyrë komode, ku pretendentët këndojnë përpara kompjuterit dhe sistemi vlerëson performancën e tyre. Nëse nota është mbi 7, një pjesë e mirë e tyre njoftohen për të kryer audicione nga afër.

Audicionet e The Voice of Albania 2 dhe ju mund ti shikoni live ne Top Channel Tv, sapo kanë nisur dhe publiku do të mbahet gjithnjë i informuar për çdo tur, datë apo të dhëna të mëtejshme. Fakti që vetëm në pak ditë ka pasur mbi 120 aplikime, tregon se sa të rinjtë pretendojnë nga ky format. “Janë 50 shtete në të gjithë botën që kanë blerë patentën e këtij formati të njohur. Ajo që e bën të dallueshëm dhe unik, është fakti se këtu nuk hyjnë thjesht aspirantë që kanë dëshirë të këndojnë, por ne jemi në kërkim të zërit potencial. Edhe këtë vit, ‘Universal Music’ do të jetë pjesë e këtij talent shou, i cili do të ketë të njëjtën strukturë si vitin e shkuar”, shprehet kryeredaktorja Melsi Qirici.

Kur thotë këtë, mendon për audicionet e fshehura, betejat, netët live për të mbërritur deri në natën finale. Katërshja e trajnerëve pritet të jetë e njëjta. Miriam Cani, Alma Bektashi, Elton Deda dhe Sidrit Bejleri. Të dashur nga publiku dhe të kthyer tashmë në një skuadër, ata do të gjenden para sfidave për të gjetur zëra edhe më të mirë. Gara do të jetë e hapur. “Ata janë bërë simbiozë organike dhe kam besim se publiku pret t’i bëjmë të katërt bashkë. Shpresoj që ta sjellim sërish siç ishte edicionin e shkuar dhe jemi duke mbyllur disa detaje të vogla”, shprehet Aga. Vjeshta do të shënojë startin e sezonit të ri. Deri atëherë, “The Voice of Albania” mbetet në kërkim të zërit! / Gazeta Shqip / © Lezha.eu /

1 Comment

  1. flota says:

    HELLO My name is fleet and would like to participate in your ediconin because I love music and I think I have talent for musik and un’m from kosova

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress