Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Filmi me i mire eshte historia e emigrantit shqiptar ne Londer

Filmi me i mire eshte historia e emirantit shqiptar ne TIFF

Filmi me i mire eshte historia e emirantit shqiptar ne TIFF

Historia e një emigranti shqiptar në Londër është shpallur filmi më i miea mes rreth 100 syresh që garuan në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF.

Mbrëmë, në ambientet e kinema “Millenium”, u ndanë çmimet e festivalit, që përgjatë 9 ditëve u kthye në ngjarjen më të rëndësishme kulturore të kryeqytetit.

Filmi me i mire eshte historia e emigrantit shqiptar ne Londer

Në radhën e parë të kinemasë, me një karrige bosh në mes, ku më pas u ul drejtori i festivalit Ilir Butka, ishin ulur Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten dhe kryebashkiaku i Tiranës dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha me bashkëshorten. Ishte pikërisht Basha, një nga mbështetësit kryesorë të Festivalit, që ndau edhe çmimin e publikut, i cili i shkoi filmit “Silence”.

KLIKO KETU DHE SHIKO FILMA ONLINE FALAS

Duke iu drejtuar artistëve, shqiptarë e të huaj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryeministrit të vendit Rama, të cilit nuk i dha dorën kur hyri në sallë, Basha e quajti TIFF si një kartëvizitë të Shqipërisë në arenën kinematografike ndërkombëtare. Ai falënderoi kineastët e huaj, që sollën përgjatë 9 ditëve eksperiencat dhe kulturat e vendeve të tyre dhe e kthyen Tiranën në një qendër të vërtetë kulture. Ndërsa Kryeministri Rama ndau çmimin e montazhit që mban emrin e një mikut të tij të hershëm, Luc Barnier, i ndarë nga jeta një vit më parë. “Shpreh admirimin për rritjen e këtij festivali, të cilin e nisëm bashkë. Ashtu siç edhe Luc Barnie e përdorte shpesh: Rruga është e gjatë, zemrat peshë”, tha ndër të tjera Rama, i cili dorëzoi çmimin për filmin “Humus”. E vijuan me radhë të tjera çmime, të cilat në shumicën e herëve mbeteshin në duart e organizatorëve, pasi fituesit nuk ishin të pranishëm në sallë. Kishte edhe ndonjë ngatërrim zarfi e si për të “qetësuar” organizatorët, Rama do thoshte: “Edhe këto ngatërrimet krijojnë një sens familjariteti. Pa shumë para, por me shumë zemër”.

ÇMIMET
Sa i takon çmimit të madh të festivalit, juria ndërkombëtare e filmit artistik, e përbërë nga producenti Katriel Schory, skenaristi Ylljet Aliçka, drejtori i fotografisë Afrim Spahiu, regjisori Dimitris Koutsiabasakos dhe drejtoresha e festivalit të filmit PriFest në Kosovë, përzgjodhën si filmin më të mirë të kësaj kategorie “Seven Lucky Gods”, me regjisor Jamil Dehlavi. Një prodhim britanik, ku rolin kryesor e luan aktori shqiptar Kreshnik Xhelilaj, që role emigrantësh ka njohur jo pak deri tani. Edhe regjisori Dehlavi çmimin ia dedikoi trupës së aktorëve dhe në veçanti Xhelilajt, sipas të cilit ka bërë një “interpretim të jashtëzakonshëm”. Çmi- *min e regjisë më të mirë e mori regjisori grek Thanos Anastopoulos për filmin “The Daughter”, ndërsa skenari më i mirë u shpall ai i filmit spanjoll “The kids from the port”. Çdo kategori filmi pati fituesit e vet. Edicioni i këtij viti do të mbahet mend, jo vetëm si më i gjati, prej plot 9 ditësh, por edhe për emrat e kineastëve të mëdhenj që vizituan Tiranën gjatë ditëve të festivalit. Mund të përmendim regjisorin dhe skenaristin francez Yves Boisset, që pas 40 vitesh u rikujtoi shqiptarëve filmin e famshëm “Atentati”, i njohur në Shqipëri si “Çështja Sabiel”. Një tjetër emër i madh i kinematografisë botërore që ishte pjesë e këtij edicioni ishte producenti Don Boyd, i cili prezantoi para publikut shqiptar filmin “Aria” (1987), ku njëra prej pjesëve, e drejtuar nga regjisori Nixolas Roeg, i kushtohej atentatit të Mbretit Zog në Vjenë, përpara Teatrit Shtetëror të Operës, si dhe filmin me regji të Mark Cousins “Here be dragons”, që i kushtohej i gjithi Shqipërisë. Ditët e festivalit shërbyen edhe si mundësi për shkëmbyer eksperienca mes kineastëve të vjetër dhe atyre më të rinj, si dhe një arenë debati për problematikat që shqetësojnë sot kinematografinë, në veçanti atë shqiptare.

ÇMIMET E FESTIVALIT
Filmi më i mirë: “Seven lucky gods”, me regjisor Jamil Dehlavi, Britania e Madhe
Regjia më e mirë: Thanos Anastopoulos për filmin “The daughter”, Greqi
Skenari më i mirë: “The kids from the port”, me regji nga Alberto Morais, Spanjë
Kamera më e mirë: “Love building”, me regji nga Iulia Rugina, Rumani
Montazhi më i mirë: “Luc Barnie”: “Humus”, me regji të Frederic Labonde, Francë
Çmimi i Karrierës: Regjisorit Endri Keko, (pas vdekjes)
Aktorja më e mirë: Sabina Alimani
Dokumentari më i mirë: “The Executioner’s Tear” nga Layth Abdulamir
Filmi më i mirë ballkanik: “Shift 12-48” nga Fatih Yzdemir, Turqi
Filmi shqiptar më i mirë: “Unë, deti dhe…” nga Lulzim Sula
Filmi më i mirë i studentëve: “Amen”, nga Franc Priska
Filmi i shkurtër më i mirë: “Damn Girl” nga Pelle Folmer
Filmi më i mirë i animuar: “Women’s letters” nga Augusto Zanovello
Filmi më i mirë i animuar: “Tamburine buttocks” nga Carlo Sampietro
Çmimi i medias: “Democracia” nga Borja Cobeaga dhe “Generator” nga Nikoleta Leousi
Çmimi i publikut: “Silence” nga Bekim Guri
Çmimi i organizatorëve: “Worthless” nga Nart Zeqiraj

“Ada” shfaqet për publikun
Pas shfaqjes premierë në ditën e parë të Tirana International Film Festival, filmi “Ada” me regji të Spartak Pecanit vjen edhe për publikun e gjerë me projeksionet e tij në kinema “Millenium”. Filmi ka për protagonistë aktorët: Ndriçim Xhepa, Iliriana Blakaj, Afrim Muçaj, Reshat Arbana (Artist i Popullit), Astrit Hasanaj, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Gentian Hazizi, Eshref Durmishi etj. Skenari me motive nga romani i shkrimtarit Fatos Kongoli “Te Porta e Shën Pjetrit” mban firmën e Mathew Maude. Një vajzë e re qëndron ulur në një tavolinë hetimi. Atë e akuzojnë për vrasje. Dy pyetje kërkojnë përgjigje. Pse? Si? Kjo është Ada. Ajo nuk mban mend asgjë. Familja e saj përplaset midis nderit dhe rrezikut, varfërisë dhe pasurisë. Midis dy ekstremeve të punës së ndershme dhe parave të pista. Shitja e drogës që menaxhohej aq lehtë më parë, në një zinxhir ryshfetesh, me mbrojtjen e policisë po merr përmasa të mëdha. Vrasje të njëpasnjëshme brenda një jave. Stuhia përfshin gjithë qytetin. Është Ada pjesë e kësaj? “Ada” është një bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare Kinematografike, artistëve nga Kosova dhe një trupe xhirime britanike. / Panorama / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress