Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Filma Online » Filmi shqiptar Letra ne Ere (Letters in the Wind) 2003

Shiko filmin Letra ne Ere

Shiko filmin Letra ne Ere

Shiko filmin shqiptar Letra ne Ere (Letters in the Wind) online falas ne internet realizuar ne vitin 2003. Letra ne Ere eshte nje film shqiptar qe flet per jeten ne Shqiperi mbas rrezimit te komunizmit.

Aktori dhe regjisori shqiptar Edmond Budina, është skenaristi, drejtori artistik, por edhe protagonisti i filmit dramatik “Letra në Erë”, prodhim kinematografik i vitit 2003.

Shiko filmin shqiptar Letra ne Ere (Letters in the Wind) 2003 online

Budina luan rolin e profesorit Niko Gjini, i cili përpiqet të mbijetojë në Shqipërinë e sotshme, pas rrëzimit të sistemit komunisti. Ai, së bashkë me bashkëshorten e tij, Ninën (rol që luhet nga Yllka Mujo, përfitojnë nga i biri që kanë në Itali, i cili u dërgon para, por që kanë vite pa e parë. Por nuk vonon dhe i biri nuk u dërgon më para. Niko fillon të dyshojë se mos djali i tyre ka ndonjë problem.

Duke mbetur pa lekë, Niko kapërcen krenarinë dhe fillon të shesë banane. Në këto momente të vështira, i gjendet pranë miku i tij i vjetër, Goni Doci (që luhet nga Bujar Asqeriu), i cili tashmë është bërë një gangster i fuqishëm, i korruptuar krejt.

KLIKO KETU DHE SHIKO FILMIN SHQIPTAR LETRA NE ERE (LETTERS IN THE WIND) 2003 ONLINE FALAS

Në film është edhe një personazh tjetër, Eda, vajza e Nikos. Ky rol luhet nga bashkëshortja e vërtetë e Edmond Budinës, Adele Budina. Pra, kur vajza e Nikos rrëmbehet, Niko zbulon se djali i tij që ndodhet në Itali, është larguar nga frika nga Shqipëria. Duke ndjerë nevojën për të zbuluar të vërtetën, Niko Gjini udhëton drejt Torinos, në Itali, në kërkim të të birit.

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress