Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Flori Mumajesi: Elvana me e mira

Flori Mumajesi: Elvana me e mira

Flori Mumajesi: Elvana me e mira

Duke qenë se revistat në Shqipëri më së shumti janë të “uzurpuara” nga femrat, kantautori hitbërës Flor Mumajesi ka gjetur një tjetër tribunë për t’u rrëfyer.

Pikërisht revistën “Select”, që botohet në Kosovë, për të cilën edhe ka realizuar një set fotografish mjaft interesant, me fotografin e njohur Avni Selmani.

Flori Mumajesi: Elvana me e mira

Por përveç fotos, ajo që bie në sy është titulli i intervistës: “Elvana është më e mira!”, e thënë nga Flori kjo është mëse e besueshme, por ta ketë pasur fjalën vetëm për muzikën Flori, kur thotë Elvana është më e mira?!

Në fakt, duke iu referuar edhe komenteve të fundit për një marrëdhënie mes tij dhe këngëtares së suksesshme Elvana Gjata, kjo thënie do të merrte tjetër kuptim… Por që sigurisht vetëm me një fjali nuk mund të arrijmë në konkluzione, kështu që kuriozët le ta zbulojnë përmes kësaj interviste (edhe pse në fakt ajo botohet vetëm në Kosovë)…! (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress