Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Flori Mumajesi mbyll kanalin Arkivashqip ne Youtube

Flori Mumajesi mbyll kanalin Arkivashqip ne Youtube

Flori Mumajesi mbyll kanalin Arkivashqip ne Youtube

Kanali Arkivashqip ne Youtube me mbi 1.388 videoklipe te artisteve shqiptare eshte mbyllur. Ne kanalin Youtube te Arkivashqip raportim per mbyllje eshte bere nga Flori Mumajesi dhe Ervin Gonxhi.

Mbyllja e kanalit Arkivashqip ne Youtube nga Flori Mumajesi dhe Ervin Gonxhi, mund të dëmtojë shumë artistët pasi ky kanal kishte plot 1.388 videoklipe shqiptare, ku pjesë e tyre janë edhe hitet e mëdha Silva Gunbardhi ft. Mandi “Të ka lali shpirt”, Ingrid Gjoni ft. Gjeto Luca “Hajde Sonte”, e shumë të tjerë.

Flori Mumajesi mbyll kanalin Arkivashqip ne Youtube

Përfaqësues të kanalit Arkivashqip ne Youtube kanë thënë se mbyllja është e përkohshme derisa të zgjidhet problemi me gjykatën, ndonëse nuk dihet se cila është arsyeja e tyre e përballjes me gjykatën.

Historia e perplasjes midis Flori Mumajesit dhe kanalit Arkivashqip

E kishim lënë që Acromax alias ArkivaShqip, kërkonte që Flori të shlyente borxhin prej 18.000 eurove. Themeluesi i Acromax, Aldor Nini ishte shprehur se nëse ky dëm nuk shlyhet sa më shpejt, Flori do të paditet.

Dhe ja që hakmarrja e Florit vjen e menjëhershme dhe e pamëshirshme sepse të ardhurat e Acromax burojnë kryesisht nga ai kanal në Youtube që tashmë është mbyllur si pasojë e shkeljes së të drejtave të autorit dhe pas kontestimeve nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi.

Mesazhi origjinal që shfaqet sot kur tenton të hapesh kanalin ArkivaShaqip në Youtube:
“YouTube account ArkivaShqip has been terminated because we received multiple third-party notifications of copyright infringement from claimants including: Florjan Mumajesi, Ervin Gonxhi, Flori Mumajesi.”

Nuk është hera e parë që kanali i ArkivaShqip mbyllet dhe betejat nëpërmjet kanaleve Youtube tashme janë çështje e ditës. Këngëtarët shikojnë të shushatur sesi videot e tyre fshihen nga Youtube dhe janë të pafuqishem për të mbrojtur punën e e tyre dhe investimet e tyre, ndërsa fansat duan vetëm të degjojnë muzikë, por ja që censura e pakuptimtë, leku dhe hakmarrjet personale kane krijuar një vorbull kaosi që do e mbështjellë muzikën shqiptare për një kohë shumë të gjatë. / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress