Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Flori Mumajesi, poezi per viktimat e Himares

Flori Mumajesi, poezi per viktimat e Himares

Flori Mumajesi, poezi per viktimat e Himares

Tashmë është bërë praktikë që në shenjë të ndonjë ngjarjeje të jashtëzakonshme, qoftë të mirë apo të keqe, të ketë këngë ku thuren nderime dhe kështu nuk ndryshon as në rastin e viktimave të aksidentit të Himarës.

Ngjarje për të cilën është kushtuar këngë e veçantë, ku në internet ka filluar të qarkullojë një këngë që përkujton viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur ditë më parë në Himarë, e cila besohet të jetë punuar nga një DJ i panjohur, DJ Aureli, ndërkohë që edhe një kompozitor mjaft i njohur këtë vite.

Flori Mumajesi, poezi per viktimat e Himares

Flori Mumajesi, ka krijuar disa vargje mjaft të dhimbshme për studentet e degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit që humbën jetën ndërsa udhëtonin në drejtim të jugut të vendit.

Vargjet e tij, me siguri të destinuara për ndonjë këngë të afërt, kanë prekur shumë lexues në faqen e tij të Facebook-ut.

Ndër vargjet më të dhimbshme janë: “Më fal bijë që s’të ndalova dëshirën mami ta plotësova shumë ëndrra bijë kishe por s’e dija që e fundit kjo do ishte…” .

Poezia e Flori Mumajesi per tragjedine e Himares

Nënë të lutem më lejo,
të shkoj dhe unë bashkë me to.
nuk është shumë, veç një natë,
nesër do të kthehem prapë…
do dëfrehem të lutem nënë,
më lër të iki ditën e hënë …
nuk do ikë përgjithmonë,
veç një ditë ekskursion,
të jem dhe unë me shoqërinë,
se këtu e kam shtëpinë …
nënën e shkretë, të uruar,
lutja e vajzës e ka copëtuar,
me mund dhe me sakrificë,
vajzën në ekskursion ta nisë,
mundësitë s’ishin shumë të mëdha,
që vajzës t’i jepnin shumë para,
e nisin në ekskursion ta çojnë
me pengun a do t’i mjaftojnë
e nis me dhimbje nëna e shkretë,
s’e di që vdekja po e pret
s’e di që ai ekskursion i urryer,
ia merr vajzën për mos t’ia kthyer,
një telefonatë pret ajo,
“nënë, arrita, mos u shqetëso”,
por një telefonatë mbërrin,
nga e cila ulërin,
nga ai lajm që ajo mori,
godet me grushte kraharorin,
çjerr fytyrën e saj,
dhimbja zemrën nis t’ia çajë,
më fal bija ime,
të rrita me mundime,
si s’më lajmëroi kjo zemër e shkretë
që sot do ndërrosh jetë,
më fal bijë që s’të ndalova,
dëshirën mami ta plotësova.
shumë ëndrra bijë kishe,
por s’e dija që e fundit kjo do ishte … (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress