Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Fotot erotike te femrave, deshire seksuale

Fotot erotike te femrave, deshire seksuale

Fotot erotike te femrave, deshire seksuale

Dikur një tabu, së fundmi janë gjithmonë e më shumë personat e famshëm që publikojnë me vullnetin e tyre fotografi që kalojnë përtej erotizmit.

Njëkohësisht, pothuajse përditë, në media apo qytetet tona jemi të goditur me imazhe seksuale, të personave të njohur ose jo.

Fotot erotike te femrave, deshire seksuale

Megjithatë, një studim i fundit i Shoqërisë për Terapi Seksuale dhe Kërkime tregoi se tërheqja ndaj këtyre imazheve mund të ketë një shpjegim në mënyrën se si lindim dhe se si është i programuar gjenetikisht truri ynë.

Në këtë aspekt, ndarja e fotove tona intime me të tjerë mund të jetë më shumë se një dëshirë, por një nevojë e brendshme.

”Të qënit të dëshiruar, është diçka shumë e rëndësishme dhe ngacmuese në psikologjinë femërore”, deklaroi psikologia Marta Meana.

“Gjithmonë e më shumë të dhëna tregojnë se mënyra se si femrat shohin veten ndikon në mënyrë vendimtare në dëshirën e tyre seksuale dhe tundimin që ndiejnë, ndonjëherë duke injoruar edhe vlerësimin e partnerëve të tyre të vërtetë. Për këtë arsye, ndarja e sa më shumë imazheve, për të marrë një opinionin sa më të zgjeruar shndërrohet gati gati në një nevojë”.

E njëjta revistë e specializuar publikoi edhe një sondazh, në të cilin 47% e femrave pranon se kishin fantazuar të paktën një herë në jetën veten e tyre si një kërcimtare striptize apo vajzë haremi, ndërsa 50% pranuan se fantazonin një raport seksual me më shumë se një partner njëkohësisht. (Top channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress