Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Gjykata e Larte: Ilir Meta, i pafajshem

Gjykata e Larte: Ilir Meta, i pafajshem

Gjykata e Larte: Ilir Meta, i pafajshem

Ilir Meta i pafajshëm. Ky ka qënë vendimi që sapo dha Gjykata e Lartë lidhur me akuzat për korrupsion aktiv dhe shpërdorim me detyrën me pretendimin se provat e dhëna nga Prokuroria nuk janë të faktueshme.

Në pretencën e dhënë nga organi i akuzës para kolegjit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria kërkoi dënim me dy vite burg si dhe gjobë prej 1 milion lekësh për ish zv. Kryeministrin Meta.

Ndërsa proçesi përmbylli fazën e konluzioneve përfundimtare të Prokurorisë si dhe avokatëve mbrojtës, tashmë mbetet vetëm dhënia e verdiktit nga gjykata.

Gjykata e Larte: Ilir Meta, i pafajshem

Në konkluzionet përfundimtare prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, e cilësoi video-përgjimin e shumëpërfolur si provë autentike, ndërsa sipas tij dëshmia e dhënë nga Dritan Prifti provon se i pandehuri Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv duke favorizuar kompani të caktuara në sipërmarrjet konçesionare.

Nga ana e tyre avokatët mbrojtës i kanë cilësuar pretendimet e prokurorisë të pabazuara në prova dhe fakte dhe përfundimisht kërkuan shpalljen të pafajshëm të klientit të tyre Ilir Meta. Pas mbylljes së seancës gjyqësore ka ardhur edhe reagimi nga ana e përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Spartak Braho i cili ka akuzuar ashpër Prokurorinë për një proçes politik të pabazuar në fakte.

Ndërkohë që në ambjentet e LSI-së ka filluar feta ku një grup i madh simpatizantësh janë mbledhur prej disa minutash në ambjentet e selisë së kësaj partie. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress