Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Google Music Store dyqani virtual

Google Music Store dyqani virtual

Google Music Store dyqani virtual

Para disa ditësh, ju e keni pasur rastin të lexoni për dyqanin e ri virtual të Google, Google Music Store, i cili sipas disa njoftimeve thuhet se do të lancohet online brenda dy javëve të ardhshme.

Së fundmi, edhe vetë Google e ka konfirmuar lajmin se është duke punuar në shërbimin e saj personal të muzikës, për të cilin ka thënë se do të jetë një “shkundje”, ndërsa analistët e përkthejnë këtë me një lloj shërbimi i cili do tu mundësojë përdoruesve të shpërndajnë muzikën e tyre të preferuar.

Google Music Store dyqani virtual

Tani, sipas WSJ thuhet se Google është duke u përgatitur të lancojë Google Music Store, dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë brenda këtyre dy javëve të ardhshme.

Në anën tjetër, merret vesh se Google ende është duke negociuar me produksionet muzikore për të shtuar sasinë e muzikës të cilën ajo do ta ofrojë në shërbimin e saj të ri. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress