Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Google zhvlereson faqet me permbajtje te paligjshme

google zhvlereson faqet paligjshme 150x150 Google zhvlereson faqet me permbajtje te paligjshme

Google zhvlereson faqet me permbajtje te paligjshme

Google është duke ndryshuar rezultatet e kërkimit për të zvogëluar theksin në faqet e internetit të cilat promovojnë përmbajtje ilegale nga shkelësit e të drejtave të autorit.

Me këtë veprim Google motori më i madh i kërkimit në botë synon ta bëjë më të lehtë gjetjen e ofruesve të ligjshëm të muzikës, filmave dhe përmbajtjes tjetër origjinale.

Google zhvlereson faqet me permbajtje te paligjshme

Ky veprim është një paqe e ofruar nga Google për industrinë e filmit dhe producentëve të muzikës.

Javën e ardhshme, Google do të fillojë të përdor “njoftimet valide për heqjen e drejtës së autorit” për të ranguar më mirë rezultatet e kërkimit, thuhet sipas një postimi në blogun zyrtar të kompanisë.

Google zakonisht rendit faqet e internetit duke u bazuar në sasinë e linqeve që vijnë nga faqet tjera online, duke besuar se faqet që kanë më shumë lidhje me faqet tjera të internetit janë më të besueshme dhe më të dobishme. (Telegrafi / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress