Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Grate te cmendura pas komplimenteve

Grate te cmendura pas komplimenteve

Grate te cmendura pas komplimenteve

Më shumë se shopping-u , ose çokollata, një kompliment, një frazë e këndshme, mund të bëjë diferencën për të ngritur moralin dhe për t’i sjellë humorin një gruaje.

Por në fund të fundit ajo që ka më shumë rëndësi, është fakti i të ndjerit mirë me veten. Ashtu si një ditë e bukur mund ta bëjë më të këndshme ditën, komplimentet konsiderohen si “rreze” dielli në jetën e një gruaje.

Grate te cmendura pas komplimenteve

Sipas një sondazhi të kryer së fundi në Europë, gratë kanë pranuar se janë gjërat e thjeshta, ato më të rëndësishmet e që mund të ndryshojnë çdo ditë rrjedhën e ngjarjeve në jetën e tyre, mes tyre edhe komplimentet.

Në sondazhin ku u përfshinë rreth 1000 gra me moshë nga 25 deri në 45 vjeç, doli se gjëja më e rëndësishme për to ishte që të ndiheshin mirë me veten, çka do të thotë të kujdesesh për veshjen, pamjen e jashtme, shëndetin. Po sipas asaj që të intervistuarat thonë, të jenë perfekte, d.m.th të ndihen mirë me veten, është më e rëndësishme se një natë e zjarrtë në shtrat. Por nëse nga njëra anë kujdesi për pamjen e jashtme e bën të ndihet mirë një grua, nga ana tjetër mjafton një diskutim me partnerin, flokët jo të krehura siç duhet, apo fustani jo i përshtatshëm për të prishur humorin.

Por për të kuptuar më mirë se çfarë ndikon më shumë në humorin pozitiv dhe negativ të një gruaje duhet t’i analizojmë të gjitha me radhë. 64 për qind e të intervistuarave (thuajse dy e treta) një kohë e bukur dhe me diell në mëngjes, i bën ato që të kenë një gjendje të mirë shpirtërore. Hapi tjetër është kujdesi për veten. Lyerja, luku, veshja e duhur. Sipas 35 për qind e të intervistuarave kjo është vetëm një mënyrë për t’u ndier e rregullt, sepse për t’u ndier mirë me veten duhet me doemos të rritet edhe vetëvlerësimi.

Pothuajse të gjitha gratë e përfshira në sondazh treguan se vetëm nëse vetëvlerësimi ishte në shkallë shumë të lartë atëherë gjithçka dukej më optimiste dhe më e lehtë për t’u arritur. Pastaj e si nuk mund t’u kushtohet vëmendje komplimenteve. Për 41 për qind të fermave komplimentet ishin ilaçi më i mirë për të ngritur humorin. Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë. “Kush e merr, ndihet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok”, nënvizojnë psikologët. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë që ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni. E njëjta gjë ndodhte edhe me mesazhet si e-mail-et apo sms. Kjo për 35 për qind të fermave pjesëmarrëse në sondazh ishte perfekte për t’i bërë t’i shihnin gjërat me sy më pozitiv.

“Në një botë ku jetët tona janë plot me angazhime dhe shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë, është e natyrshme për ne të përqendrohemi tek ato që mund të kontrollojmë, si për shembull aspekti ynë fizik. Por, më tepër se një mënyrë për t’u bërë tërheqëse për seksin e kundërt, për gratë kujdesi për veten u shërben atyre për t’u ndier të sigurta në vetvete. Nëse mendojmë se flokët dhe makijazhi janë në rregull ose nëse jemi të kënaqur me fustanin që kemi veshur kjo jo vetëm që ka “pushtetin” për të ndryshuar humorin tonë gjatë ditës, por mund të ketë efekt pozitiv afatgjatë në vetëvlerësimin tonë”, tregon psikologia Pam Spurr.

Një koment ky i mbështetur nga pjesa më e madhe e grave që deklarojnë se në një botë ku gjithçka është detyrë, ku ditët janë të mbushura me mijëra angazhime, edhe një ndryshim i vogël nga rutina, bërja e diçkaje spontane mund të ketë efekte pozitive. “Gratë janë shumë të ngarkuara dhe të shpërndara në shumë drejtime dhe gjëra të ndryshme. Shpesh jeta e përditshme nuk lejon shumë ndryshime në rutinën që na përfshin, kështu që nuk ka asgjë për t’u habitur nëse kemi gjithmonë dëshirë për spontanitet. Të ndryshosh zakonet e përditshme na ndihmon të ndiejmë se po e jetojmë jetën plotësisht. Janë gjërat e thjeshta që bëjnë diferencat në jetën tonë: një darkë jashtë me miqtë, apo një kompliment i bukur shpesh mund të largojnë lodhjen e një dite të gjatë e të lodhshme”. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress